Supervizori i VAR, Gervasoni, sulmoi në dhomën e VAR-it, Nascan për riparjen e munguar të bërrylit të mbrojtësit zikaltër. Për pak sa nuk u përleshën fizikisht, sot janë të dy të akuzuar.
Kuadri i hetimit për arbitrat italianë të futbollit pasurohet ditë pas dite me detaje dhe prapaskena të reja. “La Repubblica” ka zbuluar një prapaskenë që ka të bëjë me gjakrat e ndezura mes supervizorit të VAR-it, Andrea Gervasoni, dhe arbitrit të VAR-it, Luigi Nasca, për episodin e bërrylit të Bastonit ndaj Dudës në Inter-Verona më 6 janar 2024. Një episode që nuk u ripa.
Bastoni godet me bërryl Dudan në aksionin që solli golin vendimtar të Frattesit. Për arbitrin Fabbri nuk ka faull, madje ai shprehet se lojtari i Verona ngrihet, e sheh dhe pastaj shtrihet sërish.Në VAR ishte Nasca dhe ndihmësi i tij Rodolfo Di Vuolo, nuk e thërrasin arbitrin e fushës për ta riparë episodin.
Mbi raportin mes Gervasonit e Nascas, që ka dalë në hetime, “La Repubblica” shkruan: “Mes të dyve ka pasur xixa, duke shkuar gati në përleshje me duar, pas Inter - Verona të 6 janarit 2024 për bërrylin e famshëm të Bastoni, që nuk u sinjalizua nga ai që ishte në VAR, por që duhej të ndëshkohej sipas supervizorit”.
Situata e radhës e tensionit për një botë arbitrale që tani është nën hetim në të gjitha drejtimet.
Lajmi kryesor:
Detajet/ Inter - Roma përfundon nën shënjestrën e Prokurorisë, kërkohen audiot dhe videot origjinale të penalltisë së mohuar ndaj Bisseck








