Prapaskenat e Skënderbeut, dy rrugët e klubit për në Champions

Në pritje të procedurave të apelimit që Skënderbeu do të bëjë pasi Komisioni i Disiplinës në UEFA ta dënojë për kupat e Europës, klubi korçar ka dy rrugë për të zgjedhur. Report Tv ka mësuar prapaskenat që përfliten në bisedimet që drejtuesit dhe avokati zviceran kanë bërë për të luajtur jo pak sa u përket vakumeve që sjellin çështje të tilla.

Me Skënderbeun që thuajse e ka fituar titullin kampion në Shqipëri, klubi korçar fiton të drejtën e pjesëmarrjes në turin e dytë të Champions League. Nëse klubi është i bindur për pafajësinë, atëherë kërkon gjykim në KAS-in e Lozanës dhe pret derisa të merret vendimi, duke marrë pjesë në aktivitet.

Në të kundërt, rruga e dytë është heqja dorë nga pjesëmarrja në Champions dhe pritja e vendimit të KAS-it pa procedura të përshpejtuara. Në rast se Skënderbeu do të shpallet i pafajshëm, sikundër pretendojnë zyrtarët e klubit, atëherë dëmshpërblimi është njësoj me vlerën sikur të kishte Ligën e Kampioneve, rreth 70 milionë euro.

Një gjë e tillë ka edhe riskun e saj nga pas, sepse nëse Skënderbeu shpallet i fajshëm, përveç mospjesëmarrjes në kupat e Europës, duhet të paguajë gjobën e majme nga UEFA, që për momentin flitet për 1 milion euro, dhe gjyqin në KAS, që shkon rreth 500 mijë euro, pa harruar reaksionin zinxhir të përjashtimeve të mundshme në futbollin shqiptar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë