Prapaskenat/ Kiara Tito u rikthye në ekran, por s'u mirëprit! 'Armiqësitë' që moderatorja fitoi prej Luiz Ejllit

Prapaskenat/ Kiara Tito u rikthye në ekran, por s'u mirëprit! 'Armiqësitë' që moderatorja fitoi prej Luiz Ejllit

Kiara Tito e Luiz Ejlli

Kiara Tito do të rikthehet në ekran, ku edhe i është besuar moderimi i “Portokalli”. Vetë prezantuesja e ka quajtur këtë një projekt të rëndësishëm, teksa në intervistat e dhëna, ajo ka zbuluar se është mirëpritur nga stafi. Ajo do të moderojë krah Nevina Shtyllës dhe Salsano Rrapit, andaj për këtë të fundit filluan ngacmimet e para.

Kjo për shkak se Salsano ka pasur një “luftë” virtuale me Luiz Ejllin disa kohë më parë. Për t’ua rikthyer në kujtesë, gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë”, aktori postoi në InstaStory-n e tij një foto me të gjithë pjesëmarrësit e filmit dhe i vetmi që kishte prerë nga fotoja ishte Luizi. Megjithatë, nëse kjo gjë mund të justifikohet me përmasat e fotos, komenti që ai bëri më pas në një program ishte totalisht si “thumb” ndaj këngëtarit.

“Gjithmonë kam qenë nxënës i dobët. Tani jemi bërë edhe legena. As aktorë nuk jemi. Vetëm një është mbreti”, tha Salsano, teksa nofka “mbreti” përdoret gjithnjë nga fansat e Luizit për të, në kohën e “BBVIP”, por edhe tani.

Ndërkohë, Luizi vendosi t’i përgjigjej me një koment në një video në Instagram, ku kishte shkruar: “Kjo ishte hera e fundit që më lejojnë të flas për filmin. Kisha edhe një batutë perlë për një qeros, por po e ruaj për ndonjë ditë me shi”, komentoi Luizi krahas postimit ku shfaqej gjatë premierës së filmit në Shkup.

Luiz Ejlli dhe Salsano Rrapi mesa duket nuk ruajnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin. Ky i fundit kur publikoi në InstaStory një foto të gjithë aktorëve të filmit “Në kuadër të dashurisë”, Luizin nuk e përfshiu në të. Megjithatë, fituesi i “BBV” nuk e ka lënë me kaq, duke ia kthyer me të njëjtën monedhë aktorit. Mesa duket me këtë veprim këngëtari ka konfirmuar se dyshja nuk kanë marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin, megjithëse nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre. Kiara u pyet jo pa qëllim për mikpritjen që iu bë në “Portokalli”, veçanërisht nga Nevina dhe Salsano. Mirëpo, mesa tregoi Kiara mes tyre nuk ka pasur asnjë përplasje apo hatërmbetje.

“Më kanë pritur shumë mirë të gjithë. Të them të drejtën nuk është se jemi takuar akoma shumë shpesh, por besoj që më kanë dhënë atë mikpritjen e duhur, të gjithë të buzëqeshur. Fillimi i mirë, gjysma e punës! Ka të bëjë shumë edhe energjia në punë. Në momentin që energjia është e mirë, të gjithë merren vesh me njëri tjetrin dhe kanë komunikimin e duhur, atëherë edhe puna do të shkojë vaj. Mendoj që e kemi gjetur gjuhën e përbashkët”.

Por duket se dhe shumë e lehtë nuk ka qenë për Kiarën. Kjo për faktin se ndonëse do të jetë moderatorja e ardhshme e shfaqjes, ajo të pakta i ka pasur takimet me aktorët dhe dy moderatorët e tjerë. Ndonëse Kiara u shpreh se është mirëpritur, në fakt e vërteta duke ndryshe. Asnjë nga aktorët nuk ka publikuar pamje gjatë provove apo mbledhjeve, ku të jetë prezente edhe Kiara.

Nga ana tjetër, aq më pak Salsano, që ndonëse do të bashkëpunojë ngushtësisht me të, deri më tani nuk ka pasur asnjë bisedë, apo asnjë takim jo formal. Shkak natyrisht që janë bërë deklaratat e ashpra të Luizit vitin e shkuar, duke sjellë edhe ngrirjen e marrëdhënieve edhe me partneren e tij. Moderatorja megjithatë ka zgjedhur ta mbyllë shkurt sa i përket kolegëve, duke preferuar që të jap tablonë e një bashkëpunimi të mirë. E ftuar në studio, ajo i është kthyer edhe njëherë fazës së “Big Brother”, duke zgjedhur që këtë herë të flas për vështirësitë që ka kaluar në atë fazë, por edhe për jetën, që i ndryshoi nga ajo eksperiencë.

“Për të thënë se sa e vështirë ka qenë besoj se nuk ka nevojë ta konfirmoj, sepse të gjithë e kanë parë. Gjithçka, po ta përmbledhësh ka pasur vështirësitë, atë periudhën e vrullshme të gjithçkaje, të mbylljes brenda, të medias. Çdokush fliste për “Big Brother”, për ty, për jetën tënde. Kështu që patjetër ka qenë. Ama e them me plot bindje se është një eksperiencë që të vjen një herë në jetë dhe duhet bërë me patjetër. Domethënë i uroj të gjithëve të kalojnë një eksperiencë siç e kalova unë. Sepse fundi ka rëndësi, apo jo? Ja vlen të sakrifikosh, të durosh dhe të arrish fundin e lumtur siç unë e arrita. Personale mbi të gjitha”. /panoramaplus/ 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr