Në prani edhe të shumë pjesëmarrësve të tjerë shfaqja e filmit u shoqërua me një debat të gjatë pyetje-përgjigje nga kolegët, shqiptarë e amerikanë të aktorit Rado, gazetarë dhe aktivist amerikanë, studentët shqiptarë dhe të huaj nga kolegji BMCC e të tjerë. Në këtë premierw mori pjesë edhe aktorja dhe producentja e njohur Amina Zhaman, me origjinë çerkeze, nga Kaukazi Verior, e cila së bashku me aktorin Shpend Xani- kanë luajtur në filmin “E drejta për të dashuruar” me regji të Paul Kurtit – duke fituar vitin e kaluar çmimin e publikut për filmin më të mirë në Festivalin e Javës së Filmit Shqiptar 2013- (Një vajzë myslimane jo shqiptare që dashuron një djalë katolik shqiptar, është fabula e këtij filmi.
Le të kthehemi te premira e filmit me metrazh të shkurtër “Dreaming American”, me regji dhe skenar nga fituesi i çmimit Emmy, Lee Percy, i cili është i njohur mirë për punën e tij në redaktimin e filmit të William Hurt në filimin ”Kiss of the Spider Woman”, duke fituar çmimin Oskar, dhe disa filma të tjerë, të nderuar edhe ata me çmime si ai: i Jeremy Irons në filmin “Reversal of Fortune” dhe ai i Hilary Swank në filmin “Boys Don’t Cry”, filmat” Single White Female”, “Murder By Numbers, Carrie” (2013), si dhe shumë filma të tjerë.
Kështu që i frymëzuar nga historia e vërtetë e jetës së aktorit kryesor Praq Rado, “Dreaming American” sipas kritikëve thuhet se është një histori me humor, i trishtuar dhe bindës për guximin dhe sfidat e jetesës vetëm për të gjetur atë në ëndrrën amerikane. Filmi hedh dritë mbi debatin pikëllues amerikan, që ka “shpërthyer” me ligjet të emigracionit. Duke marrë me këtë rast si “provë” jetën e dy vëllezërve shqiptarë në mërgim, të cilët i vuri përballë kundër njëri-tjetrit, ndërsa ata luftojnë në qytetin e New York për të mbijetuar. Pra, e thënë pak më shqip – historia e filmit është mbijetesa, e cila është e vetmja pengesë e parë – e cila e futë Zefin (Praq Radon)në kurthe pune nga më të vështirët, siç është edhe ajo për të kërcyer si striper në një klub homesekluaësh (Guy).
Por, këmbëngulja e protagonistit Zef Noja (luajtur nga Rado) manifeston një mundësi të artë, për t’u ndal në gjurmët e tij nga burokracia fuqishme dhe të pakujdesshëm të imigracionit në SHBA, se ku mund t’ çojë emigrantë në raste të tilla – kaq të trishta.
Në rolin dytësor në këtë film luan aktori i mirënjohur Giancarlo Esposito, të cilin e njohim nga roli i bosit të drogës, Gus Fring, në serinë e suksesshme “Breaking Bad”. “Aktualisht, Lee, tha se kërkon që me anë të këtij filmi të sjellë në vëmendje debatin e mprehtë e emigracionit, në SHBA – si regjisor dhe skenarist, nëpërmjet filmit të tij të shkurtër “Dreaming American”. Më pas ai tregoi se: “Në një mbrëmje në Nju Jork, një ish-kamerier me emrin Praq Rado nga Shqipëria, bisedoi me mua për idenë e realizimit të filmit “Dreaming American”, në të cilin do të trajtohej jeta e tij”.
Fillimisht, shtoi ai kam qenë skeptik, kur ai më pyeti për realizimin e një filmi, por kur Praq Rado nisi të më tregonte, ideja për filmin u shpalos brenda meje. Mbasi ajo ishte nj histori prekëse, vuajtjet e këtij të riu më kanë frymëzuar shumë”, ka thënë Percy. Filmi brenda 24 minutave flet për jetën e Zef Ndojës nga Shqipëria, duke u bazuar në historinë e vërtetë të jetës së aktorit kryesor Praq Rado. Në film tregohet se ai pasi largohet nga Shqipëria, me emrin e rolit Zef Ndoja (Praq Rado) qysh në moshën e re lufton për të mbajtur gjallë veten, dinjitetin e tij, por mbi të gjitha ëndrrat e tij, që mendon t’i realizojë për në Nju Jork, së bashku me vëllanë e tij.
Për performancën në filmin “Dreaming American”, aktori shqiptaro-amerikan thuhet se ka marrë komente, të dyfishta negative – pozitive nga ata që kanë pasur mundësinë ta shikojnë filmin dhe kritikët e filmave në festivalet të ndryshme nëpër Amerikë. Praq Rado me interpretimin e tij “Dreaming American” thuhet se na ofron një pamje reale e përvojës emigrantit në shekullin e 21-të, të emigrantëve që vijnë, tani për të gjetur “Eldoradon” dhe realizuar këtu ëndrrën Amerikane.
Për këtë ai tha se “Kjo nuk është vetëm historia ime, por dhe historia e miliona emigrantëve të tjerëve në SHBA” Duke shtuar se “Historia ime është më shumë se puna e dashurisë”, duke shtuar se: “ Kjo histori nxjerr në pah, atë se çfarë po ndodh me shumë njerëz anë e mbarë botës. Unë ndihem krenar që ky film është përzgjedhur nga ‘11 CUNY’ dhe do të prezantohet para studentëve, që mund edhe të frymëzohen nga vuajtjet e mia”, ka thënë protagonisti i filmit, Praq Rado (Prek Radoni). Filmi është vlerësuar në festivale të ndryshme.
Kush është Praq Rado
Praq Rado (33 vjeç) ka lindur në Theth të Dukagjinit. Në moshën 16-vjeçare ka ardhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të realizuar ëndrrën e tij në fushës së kinematografisë. Një ditë fati bëri, që ai të takohej me regjisorin Lee Percy dhe të realizonte filmin me metrazh të shkurtër për jetën e tij. Aktualisht vazhdon studimet e larta për “Marketing dhe Piar”. Pas këtij bashkëpunimi të suksesshëm, producentët e filmit kanë vendosur që historinë e Praq Rados ta shndërrojnë në një film artistik, ku do të interpretojnë emra të njohur të Hollywood-it.
Emri i shqiptarit është përzgjedhur nga shumë regjisorë si protagonist kryesor, në disa prodhime kinematografike me metrazh të shkurtër apo në role episodike si ai në filmin “An englishman in New York”. Ajo që mund të thuhet tani është se ndoshta ai kurrë nuk e kishte imagjinuar se Hollywoodi do të ishte destinacioni i tij. Në moshën 16-vjeçare, për shkak të vështirësive ekonomike, detyrohet të largohet nga Shqipëria.
Fillimisht në Greqi, e më pas drejt tokës së premtuar… në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mes shumë vështirësive, i riu nga Shqipëria nuk dorëzohet dhe vazhdon shkollën e mesme me dëshirën për t’u bërë mjek, e për të ndihmuar ekonomikisht familjen e tij.
Sikur të mos mjaftonin kushtet e vështira në Amerikë, brenda një kohë të shkurtër, Praq Rado humbet të dy prindërit, e duke qenë emigrant i paligjshëm. ai nuk erdhi dot në Shqipëri as për t’iu dhënë lamtumirën e fundit. Por, fati kishte rezervuar diçka të mirë edhe për të. Një takim i rastësishëm me regjisorin Lee Percy do të ishte fillimi i një karriere si aktor.
Historia e jetës së Praq Rados joshi regjisorin fitues të çmimit “Emmy”, i cili realizoi filmin me metrazh të shkurtër “Dreaming American” (Të ëndërrosh si amerikan).
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 9 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)