Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet pr/buxheti i vitit 2024.
Ilir Xhakolli kryetar i Bashkisë Pogradecit propozon heqjen e fashës së pagave si dhe marrjen e qirasë së tokës në zonat e mbrojtura. Aktualisht kjo qira merret nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura
“ Duhet të hiqet fasha e pagave, në mënyrë që të lihet e lirë për pushtetin vendor, se nuk mund të gjejmë një arkitekt me 400 mijë lekë.
Në Pogradec ne kemi 72 mijë hektar por 42 mijë hektar i kanë zonat e mbrojtura dhe i administrojnë ato, dhe qiranë e tokës e merr Agjencia e Zonave të mbrojtura, por pronare është bashkia duhet ta marrim ne.
Duhet ta marrë bashkia qiranë e tokës në zonat e mbrojtura.
Nëse e marrim ne qiranë ne do të lanim edhe borxhet, se pavarësisht se po mundohemi nuk ja dalim dot. Ne kemi dalë nga zona e kuqe, por Bashkia e Pogradecit nuk ja del dot të laj borxhet, unë jam votuar për të drejtuar bashkinë dhe jo për të larë borxhet” tha ai.
Lajmi ne perditesim...