Pr/Buxheti 2024, shkurtohen me 14 mln euro fondet e bujqësisë! Më pak shpenzime për skemat mbështetëse të fermerëve

Edhe pse bujqësia është duke përjetuar një situatë stanjacioni deri në rënie, duke mos u rritur në muaj e fundit e duke dhënë kontribut negativ në rritjen ekonomike, vitin që vjen i shkurtohet edhe buxheti.

Shpenzimet e parashikuara për Ministrinë e Bujqësisë për vitin 2024 janë ulur me 14.4 milionë euro në raport me këtë vit. Shpenzimet për këtë institucion në buxhetin fillestar të vitit 2023 u planifikuan në vlerën 141.6 milionë euro, me aktin normativ u shtuan duke arritur në 155.3 milionë euro, ndërkohë që vitin që vjen do të zbresin në 140.9 milionë euro.

Në kushtet kur sektori kërkonte më shumë financim për të dalë nga spiralja e krizës ku është futur, qeveria i ka shkurtuar buxhetin.

“Buxheti i ministrisë në këto nivele që është kërkon edhe të paktën 90 milionë euro për të mbajtur në minimumet e mundshme mbështetjen e sektorit privat”, thotë Agim Rrapaj kryetar i Agrobiznesit Shqiptar.

E gjithë ulja e shpenzimeve është bërë në zërin e Zhvillimit Rural që mbështet prodhimet bujqësore, blegtorale, agro-industrinë dhe markat, ku bëjnë pjesë edhe skemat mbështetëse. Ky program për vitin 2024 do të ketë në dispozicion vetëm 72 milionë euro, nga 99.4 milionë euro të parashikuara për këtë vit.

Pra ministria e bujqësisë për të mbështetur fermerët dhe zhvillimin e sektorit do të ketë në dispozicion 27.4 milionë euro më pak se viti aktual. Ndërsa kanë rritur fondet për ujitjen e sigurinë ushqimore.

Bujqësisë për këtë vit përveçse i janë shkurtuar fondet mund t’i mungojë edhe mbështetja nga IPARD pas ngrirjes së bërë nga BE, pas dyshimeve për korrupsion.

Sektorin bujqësor dhe ai i agropërpunimit punësojnë më shumë 500 mijë persona  kryesisht në zonat rurale. Madje bujqësia është edhe sektori që kontribuon deri në 20% në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por mbështetja me fonde është minimale.

Disa nga shkaqet për rënien e sektorit sipas ekspertëve të fushës janë shpopullimi i zonave rurale, nuk kanë financim të mjaftueshëm, makineritë që përdoren janë të vjetëruara si dhe vuajnë tashmë dhe për punonjës.

Pavarësisht se i është ulur mbështetja qeveria thotë se do të realizohet objektivi për të zhvilluar sektorin, për të rritur punësimin, për të shtuar volumin e eksporteve në 50.7 miliardë lekë në vitin që vjen si dhe parashikohet rritje e numrit të përfituesve nga skema e naftës, nga 31.000 përfitues të planifikuar për këtë vit.

 

SHPENZIMET E PARASHIKUARA PËR MIN.BUJQËSISË

Projektbuxheti 2024              140,940,681 euro

Akti normativ 2023               155,363,553 euro

Buxheti fillestar 2023            141,609,897 euro

 

SHPENZIMET PËR ZHVILLIMIN RURAL

Projektbuxheti 2024              72,036,178 euro

Akti normativ 2023               99,470,705 euro

Buxheti fillestar 2023            86,407,814 euro

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qobani: 03/11/2023 10:31

    A po bindeni npraktik,sa të pa ftyr dhe faqezi jan vajtustë bashk me hoxhallar,krejt arat e Kosovës i lan djerra,bajn reklama për xhamia,duhet ta argumentojm kujtë i ka ardhë rrisku pa pagu dikush i njofshëm ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku