Mbanin sekush ndonjë çantë të vogël në dorë apo të hedhur krahaqafë, ku me siguri kishin futur ndonjë libër apo sende të domosdoshme të përdorimit të përditshëm. Ecnin ngadalë dhe si të përhumbur. Në hyrjen kryesore të çadrës ndalonin pak për të përshëndetur njerëzit që i duartrokisnin që nga bulevardi, pastaj zhdukeshin në brendësinë e harvallinës sikur nuk do të dilnin më prej andej, duke provokuar emocione të reja në bulevard. Nuk besoja prej kohësh në punishten e emocioneve politike.
Më dukej kallpe dhe kisha vështirësi të merrja sinjale prekëse prej saj. Megjithatë, kujtohesha se edhe heronjtë që kanë lëvizur në një mënyrë a tjetër rrotullën e historisë kështu kanë qenë gjithnjë, njerëz të thirrur apo të rrëmbyer prej fatit në kreun e rreshtit, që nuk kanë pretenduar të përcjellin emocione apo të hyjnë në histori. Por kanë hyrë pikërisht sepse nuk kanë dashur.
Shkrimin e plotë e gjeni në gazetën Shqiptarja.com, 8 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)