Precedenti rumun i modelit 'Meta': Ja çfarë ndodhi me kryetarin e Parlamentit që sulmoi SHBA

Precedenti rumun i modelit 'Meta': Ja çfarë ndodhi me kryetarin e Parlamentit që sulmoi SHBA

Ajo që ka ndodhur në Shqipëri me rastin e reformës në drejtësi në Shqipëri në një farë mënyre është praktikuar edhe në disa vende të Ballkanit.

Madje edhe në atë vende që janë bërë anëtare të Bashkimit Europian. Por ndryshe nga Shqipëria, ku të gjithë gjyqtarët e prokurorët janë future në sitë me të famshmin vetting, në këto vende është ngritur e mbështetur nga SHBA dhe BE një homologe e SPAK, pra një prokurori e posaçme për të hetuar zyrtarët e lartë.

E siç dihet në Kroaci me rastin Sanader, në Maqedoni me Gruevskin, apo në Rumani me një numër të madh prokurorësh, prokuroritë speciale kanë qenë një rezultante.

Ndryshe në Kroaci, kur Sanaderin e bëri hasha partia e vet HDZ, në Maqedoni dhe në Rumani, reziztenca ndaj hetimeve të niveleve të larta të politikës ka qenë shumë e fortë dhe në disa raste me pasoja të rënda edhe në publik.

Në Maqedoni, siç dihet, afrimi i hetimit nga prokuroria Speciale për Nikolla Gruevskin çoi në një përplasje të dhunshme në Parlament çka masakruan fizikisht më pak kryeministrin e sotëm Zoran Zaev, e më shumë, kreun e opozitës shqiptare Zijadin Selën.

Gruevski sot është i dënuar për korrupsion dhe ndodhet në azil politik në Hungari, vend ku u largua duke përdorur Shqipërinë si rrugë kalimi.

Në Rumani, rezistenca ka qenë mjaft e gjatë dhe e ashpër, Kryeprokurorja Speciale e atij vendi, Laura Codruta Kovesi, u arrit të shkarkohej pasi kishte çuar para gjyqit një numër të madh zyrtarësh shumë të lartë të vendit.

Rezistenca ju bë Kovesi-t nga ana e një politikani që konsiderohej si më i fuqishmi dhe më i pasuri i vendit.

Bëhet fjalë për Liviu Dragnea, i cili  ishte deri para dy vjetësh njeriu më i fuqishëm i Rumanisë.

Aq i fuqishëm, sa edhe pse u shpall “Non grata” nga Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo, ai sulmoi SHBA-në se ka një komplot ndaj tij, dhe sulmoi George Sorros e “mekanizmat” e tij se ja kanë më të futur.

Sot Dragnea është i dënuar me burgim për tre vjet e gjysëm për korrupsion elektoral.

Rruga dhe mënyra e deklamimit politik të Liviu Dragnea ishte mjaft e njohur për situatën tonë këtu. Ai, edhe pse drejtonte një parti të majtë siç është Partia Socialdemokrate u bë një mbështetës i fortë i Donald Trump-it dhe nisi të sulmonte Sorosin dhe atë që e konsideronte “mafia ndërkombëtare”-një shprehje mjaft e njohur dhe këtu tek ne.

Aq i egër ishte aktiviteti i tij, sa arriti të shkarkonte edhe Kryeprokuroren Special kudnër korrupsinit, ngaqë kishte mazhorancën në Parlament, drejtonte partinë më të madhe në pushtet dhe mbante postin e Kryetarit të legjislativit.

Ai arriti madje të kontraktonte si lobist edhe avokatin e Presidentit Trumo, Rudy Guliani, çka shkaktoi edhe polemika të forta.

Megjithatë në vitin 2019, sapo Dragnea është larguar nga posti i kreut të Parlamentit, Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e futi në “listën e Zëzë” të Departamentit të Shtetit si “person non grata: si pasojë e “dyshimeve të forta për korrupsion”. Më pas njeriu më i fuqishëm i Rumanisë, përfundoi i dënuar me burg me një dënim prej 3 vjet e gjysëm çka ja ndaloi përgjithmonë pjesëmarrjen në jetën publike.

Kundërshtarja e tij më e egër, Laura Codruta Kovesi, pra Kryeprokurorija e “SPAK-ut të Rumanisë” u promovua duke u emëruar si Kryeprokurore e Bashkimit Europian, nga 31 tetori 2019 pikërisht pak muaj pasi superpolitikani i vendit të saj u dënua për korrupsion.

Pozita e rëndë që çoi Dragnea partinë e tij solli edhe disfatën e rëndë në zgjedhjet parlamentare, presidenciale dhe europiane. Partia më e rëndësishme e vendit që është trashëgimtarja e Frontit Kombëtar që rrëzoi Çausheskun, pikërisht prej betejës së Liviu Dragnea kundër Prokurorisë Speciale e kundër SHBA-së e BE-së, e çoi këtë parti në humbjen e pushtetit.

Ndërkaq, PSD ka pasur disa shizma ku ish-figura të saj janë larguar e kanë formuar parti të tjera, si rasti i ish-kryeministrit dhe kryetarit të partisë, Victor Ponta, një kundërshtar i ashpër i Dragnea. Ponta, edhe pse u akuzua për korrupsion nga Prokuroria Speciale, ai pranoi procesin ndaj tij dhe në fund u shpall i pafajshëm për akuzat për të cilat akuzohej.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Desi: 04/03/2021 22:38

    Prokuroret apo gjyqtaret qe "kaluan" vetingun, jane me te rrezikshmit e llojit te tyre. Pasiqe kane fshehur dhe falsifikuar ne menyre perfekte gjyrmet e korrupsionit te tyre. Meqe jemi ende ne proces te ndertimit te BKH dhe pjese e saj duhet ti neneshtrohen Poligrafit, vendoseni si kusht edhe per prokuroret dhe gjyqtaret dhe do te shikoni sesi do te dalin te gjithe ashtu te perlyer sic jane. Keshtuqe ndonje perpjekje reale nuk do te kete per nje kohe te gjate. Gazetari jep shembuj te bukur. Ato jane zyrtare ne vendet e korruptuara re ballkanit, kryesisht kryeministra ne detyre ose pas saj. Kryeparlamentare etj. Pra pjese te nje maxhorance qeverisese ne nje vend te caktuar. Ilir Meta asqe behet fjale te jete i paster, ai eshte super i korruptuar e themel. Kjo nuk ka dyshim. Por ne 16 vitet e fundit ai ka patur pushtet 4 vite me PD dhe 4 me PS, dhebka pergjegjesine e tij ne shkaterrimin e shtetit. Por sot, pergjegjes kryesore, te korruptuar dhe qe kane kapur shtetin jane ato qe qeverisin. Ndaj tyre kho gjoja drejtesi duhet te godase. Eshte injorance dhe hipokrizi te mendosh qe ne nje shtet te korruptuar dhe kriminalizuar autore jane ato qe nuk kane pushtet ekzekutiv.

    Përgjigju
  • O tej: 03/03/2021 21:41

    Modeli Meta eshte modeli vjedhjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit