Precedenti ‘Xhaferllari’/ KED mesazh Ilir Metës: Jo më anëtarë pa Veting në Kushtetuese

Precedenti ‘Xhaferllari’/ KED mesazh Ilir Metës: Jo më anëtarë pa Veting në Kushtetuese

Pas kërkesës drejtuar Ardian Dvoranit për t’u rikthyer në Këshill deri në fund të vitit 2020, Këshilli për Emërimet në Drejtësi ia ka dhënë një tjetër mesazh Presidentit Ilir Meta, duke vendosur që mos të propozojë më asnjë kandidat për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pa kaluar më parë të dy shkallët e Vetingut. Vendimi i KED vjen pas opinionit të Komisionit të Venecias, për konfliktin mes Presidentit dhe Kuvendit, KED dhe qeverisë, për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni i Venecias, në rekomandimin numër 4 të opinionit, thekson se “KED-ja nuk duhet të propozojë kandidatë të cilët nuk e kanë kaluar ende Vetingut.

Ky rekomandim, i reflektuar nga KED me një vendim, vjen pasi Presidenti Ilir Meta emëroi anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Bensik Muçin, i cili kishte kaluar shkallën e parë të Vetingut, por që nuk ishte konfirmuar në detyrë më vendim të formës së prerë. Kolegji i Apelimit e shkarkoi Muçin nga detyra, duke thelluar më tej krizën e vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, Meta nuk u ndal, por emëroi në Gjykatën Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin, e cila është pa Veting. Komisioni i Vetingut mori një shqyrtim Xhaferllarin, por nuk doli me një vendim, me pretendimin se kishte humbur statusin e gjyqtares. Xhaferllari kërkoi në Kolegj që t’i nënshtrohej Vetingut, por kur Meta e emëroi në Kushtetuese, ajo e tërhoqi ankimimin, me pretendimin se Vetingun ia kishte bërë një herë KED.

Nga ana tjetër, KED i bëri Vetingun edhe Besnik Muçit, i cili u shkarkuar nga KPA më pas, precedent që rrëzonte Xhaferllarin, por edhe Ilir Metën, i cili e emëroi atë në vend të Arta Vorpsit dhe jashtë listës fituese të renditur nga KED. Megjithatë, Venecia i dha fund këtij debati, duke rekomanduar që në Gjykatën Kushtetuese të mos emërohen gjyqtarë që nuk kanë kaluar Vetingut. Këtë rekomandim KED e ka reflektuar në datën 10 korrik 2020, duke ndryshuar vendimin nr. 4, datë 11.03.2019 të Këshillit për Emërime në Drejtësi “Për procedurën e verifikimit të kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”.

(Kliko këtu për të lexuar vendimi e KED që ndalon propozimin e kandidatëve për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese që nuk kanë kaluar Vetingun)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • robi: 28/08/2020 14:42

    Ishalla nuk ja thote truri dhe fut kandidate per ne kushtetuese strategen me shkolle te mesme Kejdi dhembcakallja se ajo eshte promovuar si deputete jashte cdo merite qysh 18 vjece me shkolle te mesme mesatare 6.

    Përgjigju
  • Albi: 27/08/2020 20:26

    Me mire pa veting fare si xhaferllari sesa veting alla ps si dvorani. RIP pseudo reforma e leshit

    Përgjigju
    • Anonim: 28/08/2020 01:45

      P p se lirohesh

  • O tej: 27/08/2020 19:27

    Metmut hajdut

    Përgjigju
  • redi: 27/08/2020 18:58

    Ne rastin konkret kur presidenti propozoj dy kandidat per kushtetuese pa kaluar vetingun eshte faji i KED ,qe nuk duhet ti pranonte keto dy kandidatura .KED duhet te sqaroj opinionin publik ,per zgjedhjen e Xhaferllarit eshte antikushtetues qe nuk ka kaluar ne veting apo eshte i rregulkt.Me duket se ka nje perplasje ligjore ne konteksin juridik .Nese perseritet ky rast, vetingu nuk ka vleren qe kerkohet sidomos per anetaret e gjykates kyshtetuese

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 27/08/2020 17:57

    Xhaferrllari eshte vegshi babaxhikes dhe luga e ediRames. Kjo gje u muar vesh tani,pas marrveshjes fundit midis nje presidenti halabak dhe nje kryeministri qe ka zgjedhur halabakun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë

Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë