Prefekti i Berishës, peng në
malet e Korçës

Prefekti i Berishës, peng në <br />malet e Korçës
Kryeministri Sali Ber isha foli dje nga Korça duke thënë se ky qark është model për tu marrë për mënyrën se si e ka menaxhuar situatën e krijuar nga reshjet e dëborës. Berisha foli për akse të hapura, por pak më vonë ndodhi diçka skandaloze. Prefekti i Korçës, Andrea Mano, pati deklaruar në një intervistë në Top Story se rruga drejt komunës Lekas në Korçë, e izoluar prej tre javësh, më në fund ishte hapur.
Një ditë më pas në këtë rrugë nuk lëvizte asnjë mjet, por vetëm këmbësore për shkak të dëborës që bllokon cdo lëvizje.
Të shtunën një autokolonë me mjete ushtarake me ndihma, e drejtuar nga vetë prefekti është nisur për në këtë komunë. Pas shumë peripecish gjysma e autokolonës ku ndodheshin edhe gazetarët e disa mediave, përfshi edhe Top Channel, ngelën në mes të rrugës dhe është kërkuar ndërhyrja me traktorë për të nxjerrë nga bllokimi mjetet e ushtarake. Ndërsa vetë prefekti me autokolonën nuk ka mundur të kthehet të shtunën nga qendra e komunës Lekas, duke vendosur të kalojë natën aty për të provuar rrugën e kthimit sot. Në drejtim të banorëve të zonës së izoluar prej tre javësh janë nisur disa ndihma me ushqime dhe ilaçe, ndërkohë që vetë banorët emergjencat shëndetësore po i përballojnë duke udhëtuar
në këmbë për orë të tëra.
Trashësia e dëborës në këtë zonë ka shkuar mbi 2 metër dhe në fshatrat e kësaj komune ka mbi 1 mijë banorë. Kryetari i komunës kishte kërkuar ndihmë urgjente nga ana e Shtabit të Emergjencës për shkak se banorët ishin duke humbur edhe komunikimin telefonik dhe problemi më i madh po bëheshin emergjencat shëndetësore. Berisha në të kundërt pati deklaruar se asnjë kryetar komune nuk po ankohet për ndihmat e qeverisë.

(Shkrimin e lexoni të plotë në numrin e sotëm të gazetës Shqiptarja.com)


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë