Prefektja e Vlorës tërhiqet nga 
kandidimi me PS, ishte e nënta

Etiona Hoxha, kandidate e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, ka vendosur të tërhiqet nga lista vetëm pak orë pas publikimit të saj nga kryeministri Edi Rama.

Kjo gjë bëhet me dije nga burime brenda degës lokale të PS-së në Vlorë.

Mësohet se Hoxha ka qenë e pakënaqur me renditjen, ku ishte e nënta në listën shumëemërore, ose e thënë ndryshe në listën humbëse. 

Për këtë arsye, prefektja e Vlorës ka kërkuar të tërhiqet nga lista e deputetëve për qarkun Vlorë.

PS e Vlorës e ka zëvendësuar atë me kandidatin Ramiz Skënder Husi emri i të cilit është dërguar edhe në KQZ

Lista e PS e publikuar mbrëmë nga Rama
1. Damian Gjiknuri
2. Vilma Bello
3. Alket Hyseni
4. Vullnet Sinaj
5. Andrea Marto
6. Edi Rama
7. Edmond Leka
8. Fatmir Velaj
9. Etjona Hoxha
10. Ramiz Tuci
11. Adrian Gurma
12. Elona Hotaj
13. Sanila Xhaferraj
14. Lindira Kondi
15. Suela Kotolloshi

Lista e përditësuar në KQZ pa emrin e prefektes
etjona hoxha

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)