TIRANË - Përkujtohet 69 vjetori i çlirimit të Tiranës nga ushtria naziste. Aktiviteti përkujtimor është mbajtur në sheshin e “Ushtarit të panjohur” në kryeqytet. Ceremoni të veçanta ka zhvilluar Prefektura e Tiranës dhe Bashkia e kryeqytetit.
Nëpërmjet një ceremonie në nderim dhe respekt të sakrificës së dëshmorëve që dhanë jetën për kryeqytetin, pranë bustit u vendosën kurora nga organizata e veteranëve, prefektura dhe këshilli bashkiak.
Gjatë kësaj ceremonie, fjalën përshëndetëse e mbajti, prefekti, Sadi Vorpsi dhe më pas Kryetari i organizatës së veteranëve, Rustem Peçi. Të pranishëm ishin edhe disa nga familjarët e viktimave. Pas kësaj ceremonie Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha dhe prefekti Sadi Vorpsi shkuan në varrezat e dëshmorëve dhe ky i fundit vizitoi edhe familjet Petrela dhe Spahiu.
BASHA, HOMAZHE PËR TË RËNËT NË LUFTË
Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ka përkujton sot 69-vjetorin e çlirimit të kryeqytetit. Një sërë aktivitetesh janë organizuar nga Bashkia e Tiranës, për të përkujtuar këtë moment historik. Kryebashkiaku Lulzim Basha është përulur sot me nderim dhe respekt përpara veprës dhe kontributit të gjithë atyre që dhanë jetën për çlirimin e Tiranës. Basha, ndërsa bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve, ka theksuar se është përgjegjësi e madhe për të gjithë ne, që të mos i tradhëtojmë më parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë.
“17 nëntori përkujton gjithmonë një ditë të veçantë për kryeqytetin, ditën e çlirimit të tij dhe është një ditë gëzimi por është një ditë që nis gjithmonë me nderimin për ata që flijuan gjithçka, edhe jetën e tyre, për një kauzë kaq të lartë e të pavdekshme, siç është liria, liria e atdheut, liria kombëtare, liria e qytetarëve.
“Sot, përkulemi si çdo vit, me respektin më të thellë dhe mirënjohjen më të madhe ndaj atyre që mbetën të rinj përgjithmonë dhe që prehen në altarin e “Dëshmorëve të Atdheut”, këtu në Tiranë apo kudo tjetër, duke nderuar kontributin dhe sakrificën e tyre sublime, duke përkujtuar jo thjesht fitoren e një beteje mes të mirës dhe së keqes por duke përkujtuar atë çfarë e bën një komb, të lirë dhe dinjitoz, respektin për ata që janë gati të sakrifikojnë çdo gjë në momentet më të vështira, atëherë kur kauza e lirisë i thërret”, tha gjatë fjalës së tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com