Prehistoria mbarëkombëtare që
rrezikon të zhduket përfundimisht

Prehistoria mbarëkombëtare që<br />rrezikon të zhduket përfundimisht
Në kilometrin 7 të aksit rrugor Korçë – Maliq, ndodhet një pllajë e gjerë dhe pjellore, që prej vendasve ka marrë emrin fantastik “Hieja e korbit”. Të gjitha shenjat tregojnë se, aty ka qenë një vendbanim i lashtë shumë i rëndësishëm ilir. Arkeologu më i vjetër i këtij rajoni, prof. dr.Skënder Aliu, ngul këmbë se aty ndodhet Pelioni, që është kryeqyteti më i rëndësihëm i Ilirisë, pasi ishte kryeqendra e Dasaretisë, shteti i fuqishëm i mbretit Bardhyl, që përballoi edhe Filipin e Maqedonisë.

Ky kryeqytet ka të paktën  60 vite që po kërkohet prej arkeologëve. Ka hipoteza për disa vende, por prof. Aliu, beson se është “Hieja e korbit”. Ka disa arsyetime që të çojnë në të mirë të kësaj teze:

1.Vendi ndodhet buzë ish kënetës së Maliqit, që ishte një liqen i madh, që mbulonte gjithë fushën e Korçës

2.Kodrat e buta dhe shumë pjellore me një diell gjithëvjetor të përshtashëm për mirërritjen e kulturave bujqësore

3.Që prej “Hijes së korbit” mund të shihen të gjitha grykat apo rrrugë kalimet që të sjellin në këtë trevë:gryka e Cangonjit,qafa e Zvezdës, qafa e Qarit, dhe gryka e Çërravës (pra pike strategjike).

Në fillim të viteve ’70, të shekullit të kaluar, njeriu i apsionuar pas arkeologjisë, dr. në liguistikë Leonidha Mishto, i cili doktoraturën e kishte fituar në vitin 1935, në universitetin e Napolit, kreu disa i  gërmime në atë vend dhe zbuloi mrekullira. Habia e tije madhe ishte për masën e qeramikës që ndohej aty.

Vitet e fundit aty u zhvillua një emision televiziv dhe vendasit thonë se që ato ditë, pllajën e kanë vizituar shumë “zbulues” klandestinë, një pjesë prej të cilëve mundet të jenë edhe trafikantë artefaktesh arkeologjikë. Dihet që synimi i tyre është të gjejnë sende të florinjta apo vepra arti antike. Mjetet e tyre për gërmim janë mjete të rënda, ata gërmojnë ku të munden dhe në këtë mënyrë po dëmtojnë rëndë, deri në zhdukje, gjithë trashëgiminë dhe thesarin arkeologjik mbarëkombëtar që përmban ky vend. Vende vende janë plotësisht të dukshme pasojat shkatërrimtare të kontrabandistëve. Në foto që shoqërojnë shkrimin, tregohet se si nga këto gërmime janë dëmtuar qypat e mëdha të qeramikës ku banorët e atëhershëm  mbanin drithin. Kjo është një gjë e dukshme, po sa mund të jenë dëmet që nuk bien në sy? Sa sende të çmuara, terrakota e vlera të tjera mund të jenë zbuluar dhe kushedi ku janë shitur?

Shteti duhet të marrë në dorë mbrojtjen e këasaj vlere të padiskutueshme mbarëkombëtare, çdo minutë që shkon rrezikon zhdukjen pa kthim. Vendi duhet të përcaktohet monument kulture, dhe të përfitojë të gjitha ligjshmëritë që rrjedhin prej saj. Nëse shteti nuk është në gjendje ta bëjë këtë le të kërkojë ndihmën e UNESKO-s. Besoj se ruajtja e këtij monumenti trashigimor është i barabartë me reformën në drejtësi.

prehistoria

prehistoria

prehistoria

prehistoria

prehistoria

Redakisa Online 
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, autobusi përplaset me bordurën anësore, mbetet i lënduar 56-vjeçari