Arabia Saudite - Skuadra e Barcelonës është finalistja e parë e Superkupës së Spanjës. Katalanasit fituan 0-2 kundër Athletic Billbao, ndërkohë që sot luhet Real Madrid - Mallorca (20:00) për biletën e mbetur.
Në Jeddah të Arabisë Saudite Barça e Hansi Flick nuk e pati të vështirë kundër ekipit bask. Dueli u zhbllokua pas vetëm 17 minutave lojë. Ishte Balde që asistoi dhe Gavi që nuk gaboi.
Me fillimin e pjesës së dytë Gavi do bënte "kamerierin" për Lamine Yamal, me Barçën që "vulosi" kalimin në finalen e Superkupës. Në fund Inaki Williams shënoi për baskët, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Tanimë Barça pret duelin Real Madrid - Mallorca për të mësuar rivalin, aty ku me gjasë do kemi një El Clasico në finale.