Policia e Kryeqytetit apelon për ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një 31-vjeçari i cili rezulton i humbur nga familjarët e tij prej më shumë se 10 ditësh.

Policia bën me dije se 31-vjeçari Ervis Saraçi ka qenë në kushtet e një depresioni në momentin e humbjes.
 
Karakteristikat e 31-vjeçarit Ervis Saraçi
I gjatë rreth 165 cm, flokët e shkurtër të zinj, sy bojëqielli, mban size optike të zeza, pantallona xhinse blu, xhup të zi me shkëlqim, bluza e brendshme ngjyrë gri, këpucë të zeza.
 
Kush e ka parë ose ka të dhëna se ku mund të gjendet 31-vjeçari Ervis Saraçi të njoftojë në numrin e policisë 129, ose cel: 0697020677.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)