Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Mehdi Malkaj me stafin e QSUT

Pas 6 ditësh i shtruar në shërbimin e Kardiologjisë në QSUT ku po trajtohej nga problemet e zemrës (Sindromë Koronare Akute) aktori  i njohur Mehdi Malkaj ka lënë këtë të premte ambientet e spitalit. Burime brenda QSUT thanë për Report Tv  se gjendja shëndetësore e aktorit është shumë e mirë.

Në 3 Gusht, aktori ndjeu shqetësime shëndetësore në krahun e majtë, gjatë kohës që po vizitonte në spitalin e Traumës një të afërm, nga ku mori edhe ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u përcoll me ambulancë  për trajtim të specializuar nga mjekët kardiolog në QSUT.

Aktori Malkaj njihet për role të spikatura si ai i Xha Brahos ne telekomedinë “Gjuetia e fundit” në fundvitin 1992. Me 1 janar 1993 papritmas të gjithë flasin për këtë personazh që mbante psikologjinë e një populli si barrë në kurriz, por aktori që e luante me aq mjeshtri nuk njihej.

Që nga ai moment të gjithë e njohin atë si “Xha Braho” dhe pak e pershendesin në emër. Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e “Darka e të marrëve” e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën “Franku i V-të” e Fridrih Dyrrenmatit ; “Ne katin e dytë është parajsa”; “Nderi i kombit”; “Gomone”; “Darka e gabuar” etj.

Në kinematografi dhe telekomedi gjithashtu ai ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Ndërkaq ka edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin “Jeta në duart e tjetrit” në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991 etj Pa harruar ato ne telekomeditë dhe skeçet ku padyshim me I suksesshmi mbetet Xha Braho.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • simon: 10/08/2024 09:27

    Ky ndyrësira ska lënë gjë pa thënë për mjekësinë këta dalin në foto me të...pse se latë shkoi në p....të sëmes halen e ndyrë.

    Përgjigju
  • sala: 10/08/2024 07:59

    merrni edhe drejtoreshen e spitalit dhe ministren dhe rreshtoini aty se duket sikur ka erdhur vete Trampi :))))

    Përgjigju
    • Artan: 10/08/2024 10:28

      E fortë kjo. Atë mendova dhe unë. Sikur ka shkuar Xhim Kerri. Një copë aktoruci i PDhit është.

  • Teta Liljana: 09/08/2024 22:54

    Teta Lili me te vertete e ke ,qe nuk kerkojne para doktoret ????Po gjithe ai skandal te spitali onkollogjikut per cfare ishte????

    Përgjigju
  • Tekniku: 09/08/2024 22:09

    Je qenie njerezore dhe te takon kujdesi.Te keqen e ke tek gjuha e gjate.

    Përgjigju
  • Teta Lili: 09/08/2024 19:05

    Zoti Malkaj! falë mjekëve dhe përkujdesjes së stafit të QSUTsë ti shërove, dhe dëshiroj që të jeshë mirë me shendet,zoti Malkaj! Doktorët apo infermieret a të kërkuan para,dhe ilaçet a ishin të skaduara,siç e përmendë ti në gjdo protestë të PDsë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë