Prej dy javësh në ujërat e rezervuarit, gjendet trupi i iranianit që u mbyt në Durrës

Prej dy javësh në ujërat e rezervuarit, gjendet trupi i iranianit që u mbyt në Durrës

Vendi ku u mbyt iraniani

Është gjetur pas rreth dy javësh kërkime trupi i 47-vjeçarit iranian Malek Shara’i, që u mbyt aksidentalisht në rezervuarin e fshatit Rrotull të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 20 qershor, teksa 47-vjeçari u fut në rezervuar për të shpëtuar shokun e tij, por trupin e tij e ‘përpiu’ uji.

Si ndodhi ngjarja:
Kur Malek, i cili ishte në breg, vuri re se njëri nga miqtë e tij që ishte futur në liqen për të notuar po mbytej për shkak të një spazme muskulare, u hodh menjëherë në liqen me të gjitha rrobat veshur dhe, me shumë përpjekje, ia doli ta nxirrte në sipërfaqe dhe ta shpëtonte. Por pas pak sekondash, edhe ai vetë u zhyt në ujë dhe nuk mundi të dilte. Kërkimet dhe përpjekjet e mëtejshme nga katër miq të tij dhe një banor vendas, duke përdorur një barkë për ta gjetur, dështuan.

Kush ishte Malek:
Malek ishte një nga të mbijetuarit e masakrës së 1 shtatorit, 2013 në Kampin Ashraf në Irak, gjatë së cilës 52 anëtarë të PMOI u martirizuan gjatë një sulmi nga forcat e diktatorit të “Irakut të Ri” al-Maliki dhe mercenarët e Forcave terroriste Quds. Malek, së bashku me miqtë e tij të tjerë në Ashraf, me një guxim të pamasë dhe i paarmatosur, luftoi kundër mercenarëve. Malek do të mbahet mend gjithmonë si një simbol frymëzues nga të gjithë luftëtarët e lirisë për ndershmërinë, guximin, përkushtimin dhe devocionin e tij të madh ndaj kauzës së popullit iranian për liri. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive