Prej javësh mungonte në 3 qytete duke detyruar përdoruesit t'i ktheheshin drogës, pas denoncimit në Report Tv, nis shpërndarja e metadonit

Prej javësh mungonte në 3 qytete duke detyruar përdoruesit t'i ktheheshin drogës, pas denoncimit në Report Tv, nis shpërndarja e metadonit

Pesë ditë pas denoncimit në Report Tv që në Durrës, Korçë dhe Shkodër mungonte metadoni, sot ka nisur shpërndarja në të gjitha qendrat e vendit. Përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë, prej fillimit të këtij viti, prej më shumë se 3 javësh mungonte. Lajmi për shpërndarjen e ilaçit u vërtetua edhe nga qytetarët të cilët e marrin pas tentativës për të lënë heroinën.

Përdoruesit e metadonit bënë thirrje në Report Tv që të merreshin masat për furnizimin me metadon.

Metadoni është themelor në luftën e tyre kundër varësisë ndaj drogës, edhe për shkak të  problemeve me shëndetin dhe dhimbjeve të mëdha të trupit që përjetojnë në mungesë të ilaçit.

Në të gjithë vendin, mësohet se janë rreth 900 persona që marrin metadon, dhe përgjegjëse për shpërndarjen e ilaçit është Ministria e Shëndetësisë. Sipas informacioneve nga qendrat e shpërndarjes, të vetmen përgjigje që  ata kanë  marrë  nga shteti është  se ilaçi është porositur, por se kur do të mbërrijë për të ju shpërndarë, ende nuk ka informacion.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër