Prej një viti nëna dhe djali 10 vjeçar
në Shkodër jetojnë pa çati mbi kokë

Prej një viti nëna dhe djali 10 vjeçar<br />në Shkodër jetojnë pa çati mbi kokë
Nëna dhe djali i saj 10-vjeçar prej rreth një viti nuk kanë një strehë të tyren. Shtëpia e tyre në një fshat të njësisë administrative Guri Zi pjesë e bashkisë Shkodër, është shembur thuajse krejtësisht. Ajo godinë e vjetër tashmë është e pabanueshme.

shkoder

Valdete Cafi dhe djali i saj 10-vjeçar tregojnë se si ka degraduar shtëpia në të cilën jetonin deri para një viti.

shkoder

Kjo shtëpi është e pabanueshme. Faktikisht unë kam jetuar këtu brenda por nuk kam patur asnjë lloj kushti sepse shtëpia shembej dita-ditës. Unë kam veç një asistencë ekonomike prej 2 mijë lekësh dhe në këtë mënyrë e kam të papërballueshme jetesën. Kam një djalë që është 10 vjeç. Shkon në shkollë dhe ka kërkesat e veta normalisht. Nga ana tjetër ne jemi pa shtëpi mbi kokë ndërsa nuk mundem që të punoj sepse jam edhe e sëmurë. Çatia e shtëpisë ka rënë totalisht, banjo nuk ka patur as më përpara, uji i shiut futet brenda e po ashtu edhe era dhe është shumë ftohtë sidomos tani në dimër. Shtëpia ka rënë brenda dhe unë nuk di se çfarë të bëj. Edhe kur kemi jetuar kemi ndenjur me shumë frikë nga rreziku se një ditë rrënojat mund të na binin mbi kokë. Momentalisht jam zhvendosur tek babai im por edhe atje nuk mund të rri gjithë kohën sepse kanë problemet e veta”-thotë Valdetja.

shkoder

Nëna e djalit 10-vjeçar nuk mundet as të punojë sepse është e sëmurë.

Unë jam edhe e sëmurë kronike ndaj edhe nuk mundem që të punoj. Vështirë e kam edhe për ilaçet. Shkoj tek doktori dhe ai e di gjendjen time ekonomike dhe prap se prap më duhet që të paguaj”.

shkoder

Valdetja rrëfen se jeton me borxhe dhe se atë deri tani e ka ndihmuar babai i saj i moshuar sepse bashkëshorti e ka braktisur 10 vite më parë kur djali i tyre sapo kishte lindur dhe ishte vetëm 4 muajsh.


shkoder
Ne jetojmë me borxhe. Familja ime më ka ndihmuar herë pas here por babai im nuk ka çfarë të bëjë më sepse është edhe i moshuar, 70 vjeç dhe ka një pension prej 10 mijë lekësh. Me ato para i duhet të paguaj energjinë elektrike, ndonjë ilaç për vete dhe bashkëshorten e po ashtu edhe të sigurojë bukën e gojës për vete dhe për ne. Kështu nuk është më në gjendje që të na mbajë. Bashkëshorti më ka braktisur dhe më ka lënë kur djali ishte vetëm 4 muajsh. Që atëherë e deri sot unë jam vetëm”-tregon Valdetja.
Kledisi i vogël flet për pasionet e tij por edhe diferencën me moshatarët dhe pjesën tjetër të shoqërisë që edhe pse 10 vjeç e kupton dhe e ndjen mjaft mirë.
“Sporti më pëlqen më shumë. Më pëlqen Ibrahimoviç. Ëndrra ime është që të bëhem futbollist. Kur shkoj në shkollë shoh shokët që kanë një jetesë shumë më të mirë. Vishen më bukur, blejnë gjithë kohën ndërsa unë nuk mundem si ata. Gjatë ditës mësoj shumë por më pëlqen edhe të luaj edhe pse nuk i kam mundësitë si të tjerët
”-shprehet Kledisi.

shkoder

Valdete Cafi bën apel që dikush ta ndihmojë sepse situata për të dhe djalin e saj vetëm sa vjen e përkeqësohet pa patur një dritë shprese.

“I bëj apel të gjithë atyre që kanë mundësi që të më ndihmojnë që të vënë dorën në zemër. Djali im po rritet dhe nuk mundem që t’i plotësoj asnjë kusht. E kam rritur me shumë halle dhe sot është 10 vjeç. Kohërat kanë ndryshuar dhe kërkesat i ka shumë më të mëdha. Unë tani e kam të zorshme që të vazhdoj të jetoj në këto kushte”.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria