Prej vitesh polic bashkiak në Lezhë por ëndrrën për muzikën s’e braktis, Jak Gegaj rrëfen punën dhe pasionin, nga shërbimi për njerëzit te kënga popullore

Nuk ndoqi dot ëndrrën e tij për të studiuar në Akademinë e Artave dhe sot është polic bashkiak në Lezhë. Por Jak Gegaj e vazhdon pasionin e tij në një formë tjetër. Këngët popullore që krijon e debuton i publikon në youtube. Pasioni i tij është muzika popullore, por kohen më të madhe ia kushton policisë bashkiake të Lezhës ku punon prej disa vitesh.

Që në fëmijëri, muzika është pjesë e pandashme e 40 vjeçarit Jak Gegaj, nga Mirdita dhe me banim në Lezhë. Punën dhe pasionin i sheh të lidhura me njëra-tjetrën.

 “Dëshira për këngën më ka lind në fëmijëri. Në shkollë, shtëpi me shoqëri. Atëherë ishte e vështirë nuk vazhdova dot shkolle muzike, atëherë unë këndoja këngë folklorike por pa vegla muzikore, ishin si kënga labe”, thotë ai.

Jak Gegaj nuk ka marrë pjesë në kompeticione apo koncerte, ai këngon në gëzime familjare, ndërsa të ardhurat i siguron nga puna si efektiv në policinë bashkiake të Lezhës. 

“Nuk jam ndarë kurrë nga muzika, kam punuar disa vite si DJ. Njerëzit me shihnin me sy ndryshe. Shpesh ma bëjnë pyetjen pse je me policinë e jo me muzikën. Janë të ndryshme por tek unë i bashkon një qëllim: Shërbimi! Me muzikën u shërben njerëzve në gëzime familjare dhe në polici i shërbej komunitetit”.

 “Lum kush don vendin e vet” është kënga e fundit e publikuar në Youtube që mban autorësinë e Gegajt dhe orkestrimin e Xhejms Prengës.

 “Nuk I ndaj të dyja jam i dashuruar të dyja. Sigurisht kam vullnet për punën, ndërsa muzika do përkushtim por do mbetet si pasion i fëmijërisë. Jam patriotic të gjitha kanë këto motive, në këngën e fundit kam dhënë mesazh për të rinjtë të mos largohen. Studio Oroshi dhe producentin Xhejms Prenga e falënderoj shumë”, përfundon Jak Gegaj, efektivi i policisë Bashkuake në Lezhë.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jak Lezha: 08/01/2023 23:15

    Djali me i mire ne gjithe administraten e Bashkise Lezhe, i perpikte ne pune, tamam nje sherbetor i komunitetit. Nje BRAVO e madhe per te por gjynah qe kane ngelur shume pak atje si ai… respekt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston