Premier League në Angli vijoi këtë të diel me ndeshjet e javës së 15-të, të cilat dhuruan surpriza. Arsenali u ndal 1-1 nga Fulham, barazim edhe në Leicester, ndërsa Bournemouth siguroi tri pikë në udhëtim. Në 17:30 Chelsea fitoi 3-4 me përmbysje derbin e Londrës kundër Tottenham dhe sheh nga kreu.
Chelsea me Marescan në stol po bën një sezon për t'u marrë shembull në Premier League. Blutë fituan me përmbysje 3-4 në derbin e Londrës kundër Tottenham, duke marrë vendin e dytë dhe duke i shkaktuar Spursave humbjen e shtatë sezonale dhe të dytën radhazi.
Tottenham shënoi dy gola të shpejtë me Solanke dhe Kulusevskin duke e gjetur veten në epërsi të dyfishtë pas 11 minutave lojë, kjo pas dy gabimeve të Cucurellas. Chelsea "u zgjua" dhe shënoi me Sancho në minutën e 17-të, ndërsa në pjesën e dytë realizuan Palmer (dopietë) dhe Enzo Fernendez për përmbysjen e madhe. Në fund Son shënoi golin e tretë për Spurs, por që shërbeu sa për statistika.
Me 31 pikë Chelsea mban vendin e dytë duke lënë pas Arsenalin dhe sheh para vetëm Liverpoolin (një ndeshje më pak) me katër pikë më shumë. Spurs me 20 pikë mbetet në pozitën e 11-të.
Në "Craven Cottage" Fulhami ndali në barazim 1-1 Arsenalin, me "Topçinjtë" që bëjnë një hap pas në garën për të kapur Liverpoolin kryesues. Vendasit kaluan në avantazh pas 11 minutash lojë me Raul Jimenez, ndërsa pjesa e parë u mbyll me këto shifra. Në fraksionin e dytë Saliba vendosi ekuilibrin në minutën e 52 dhe paçka se Arsenal kishte kohë të mjaftueshme në dispozicion, nuk mundi të gjente golin e fitores. Me 29 pikë Arsenal mban vendin e dytë, gjashtë më pak se kryesuesit e Liverpool.
Bournemouth fitoi 1-2 në fushën e Ipsuich. Ishin vendasit që shëuan me Chaplin, ndërsa miqtë përmbysën me Unal në minutën e 87-të dhe Ouattara në 90+5.
Premier League, raundi 15-të:
E diel, 08 dhjetor 2024
15:00
Fulham 1-1 Arsenal
Ipsuich 1-2 Bournemouth
Leicester 2-2 Brighton
17:30 Tottenham 3-4 Chelsea
Renditja: