Premier League e futbollit në Angli zhvilloi ditën e parë të ndeshjeve të raundit të pestë. Me fillim nga ora 13:30 Chelsea fitoi 0-3 në udhëtim kundër Uest Ham. Ndërkohë te tri pikët dolën edhe Liverpool e Tottenham. Në fushë gjatë pasdites zbriti Man. United, që u ndal 0-0 në fushën e Crystal Palace.
Në "London Stadium" djemtë e Marescas u treguan të zotët që në minutat e para, me Chelsea që fitoi 0-3 kundër vendasve të Uest Ham. Nikolas Jackson në minutat 4 dhe 18-të, si edhe Palmer (asist i Jackson) në pjesën e dytë vendosën sfidën. Tanimë Blutë janë në ndjekje të Man. Cityt kryesues. Në këtë sfidë trajneri Maresca vendosi edhe një rekord, duke barazuar Guardiolën. Ai bëhet trajneri i parë që ka fituar tre ndeshjet e tij të para si udhëtues në Premier League që nga koha e Pep Guardiolës në 2016.
Në "Anfield", Liverpool fitoi 3-0 kundër Bournemouth duke marrë përkohësisht vendin e parë në klasifikim. Luis Diaz me dopietë dhe Darvin Nunez ishin autorët e golave te vendasit.
Në Londër, Tottenhami përmbysi 3-1 Brentfordin. Mbeumo shënoi për miqtë pas pak sekondave, ndërsa në 45 minutat e para "Spurs" u përgjigjën me Solanke dhe Johnson. Në fundin e ndeshjes Maddison "vulosi" tri pikët e Tottenham.
Tri pikë edhe për Aston Villan dhe Fulham, ndërsa Leicester dhe Everton u ndanë 1-1, njësoj si Southampton - Ipsuich.
Premier League, raundi 5:
E shtunë, 21 shtator 2024
13:30 Uest Ham 0-3 Chelsea
16:00
Aston Villa 3-1 Uolves
Fulham 3-1 Neucastle
Leicester 1-1 Everton
Liverpool 3-0 Bournemouth
Southampton 1-1 Ipsuich
Tottenham 3-1 Brentford
18:30
Crystal 0-0 Manchester United
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
54%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 840
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Chelsea shmang turpin, fiton 1-3 në fund kundër Cardiff dhe kualifikohet për në gjysmëfinalet e Carabao Cup
17 Dhjetor, 10:57
-
Bruno Fernandes: Man. United donte që unë të largohesha, nuk gjetën guximin të ma thoshin
16 Dhjetor, 12:53
-
GOLAT/ Lammens shpëton Man. United nga humbja, barazim 'i çmendur' 4-4 kundër Bournemouth në 'Old Trafford'
16 Dhjetor, 09:05
-
Rapinha nderon Barcelonën, Salah rikthehet me asist te Liverpool! Broja titullar, por Brighton humbet sërish (VIDEO)
13 Dhjetor, 21:03
-
Europa League/ Roma rigjen suksesin, fiton 0-3 kundër Celtic! Tri pikë për Bolognan dhe Porton, tre skuadra 'blindojnë' kreun
12 Dhjetor, 09:22
-
Gerrard për Salah: Gaboi, por Liverpooli ka nevojë për të
11 Dhjetor, 16:17
-
'Kam një foto me gjyshen dhe Maldinin'! Szoboszlai, tifozi i Milanit që dështoi dy herë të vishej kuqezi i shënoi Interit
10 Dhjetor, 15:29
-
Inter, Chivu: Penalltia? Rrallë komentoj vendimet e gjyqtarëve, duhet të luftojmë edhe kundër padrejtësisë
10 Dhjetor, 09:05
-
Penalltia që solli humbjen e Interit në Champions, Capello: Një turp, mbajtje si ajo shihen në çdo goditje këndi
10 Dhjetor, 08:46
-
Champions League/ Liverpooli lë pas krizën, mposht 0-1 Interin në Milano! Tri pikë për Barçën e Bayern, Atalanta e Gjimshitit përmbys Chelsean
9 Dhjetor, 23:01
-
Champions League/ Sot Inter - Liverpool dhe Atalanta - Chelsea, Bayern e Barcelona luajnë në shtëpi! Kairat - Olympiacos luhet në -20 gradë
9 Dhjetor, 11:41
-
GOLAT/ Rikthehet Man. United, fiton 1-4 kundër Wolves dhe barazon Chelsean në Premier League
9 Dhjetor, 10:56