ANGLI - Premier League zhvilloi këtë të dielë katër nga ndeshjet e raundit të 23-të. Arsenali kryesues u mposht 2-3 nga Man. United, duke bërë që gara për titullin kampion të mbetet e hapur. Tri pikë siguruan Chelsea, Aston Villa dhe Nottingham.

Në "Emirates" kryesuesit e Arsenalit u mposhtën 2-3 me përmbysje nga Manchester United. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për "Djajtë e Kuq", që pasi mposhtën Man. Cityn në derbi, e bëjnë edhe kundër kryesuesve të Premier League. Me Michael Carrick në stol, United duket me një tjetër fytyrë. Paçka se Arsenali kaloi në avantazh me autogolin e Lisandro Martinez, United u përgjigj me Mbeumo dhe Dorgu për të përmbysur rezultatin në 1-2. Mikel Merino barazoi përkohësisht shifrat nga zhvillimet e një këndoreje, por Mathues Cunha tre minuta para fundit shënoi golin e fitores për United duke i dhënë të tijve tri pikë që i ngjisin në pozitën e katërt të renditjes.

Në "Selhurst Park" të Londrës, vendasit e Crystal Palace u mposhtën 1-3 nga Chelsea. Estevao kaloi "Blutë" në epërsi pas 34 minutave lojë, para se Joao Pedro dhe Enzo (11 m) të dërgonin rezultatin në 0-3. Palace u kujtua vonë dhe shkurtoi shifrat me Richards pas 88 minutave lojë.

Po në Londër, Brentford u mposht 0-2 nga Nottingham me golat e Igor Jesus dhe Awoniyi. Në "St. James' Park" Newcastle u mund 0-2 nga surpriza Aston Villa. Miqtë nga Birminghami shënuan me Buendia dhe Watkins për vendin e tretë në Premier League.

Pas raundit të 23-të, Arsenali prin tabelën me 50 pikë, katër më shumë se Man. City dhe Aston Villa. Pas tyre Man. United me 38 pikë.

Premier League, raundi 23-të:

E diel, 25 janar 2026

Brentford 0-2 Nottingham

Crystal Palace 1-3 Chelsea

Newcastle 0-2 Aston Villa

17:30 Arsenal 2-3 Manchester United

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:26
Manchester United përmbys 2-3 Arsenalin në Londër, futet në zonën Champions dhe rihap garën për titullin kampion

1769365606_manchesterunited.jpg

Në "Emirates" kryesuesit e Arsenalit u mposhtën 2-3 me përmbysje nga Manchester United. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për "Djajtë e Kuq", që pasi mposhtën Man. Cityn në derbi, e bëjnë edhe kundër kryesuesve të Premier League. Me Michael Carrick në stol, United duket me një tjetër fytyrë. Paçka se Arsenali kaloi në avantazh me autogolin e Lisandro Martinez, United u përgjigj me Mbeumo dhe Dorgu për të përmbysur rezultatin në 1-2. Mikel Merino barazoi përkohësisht shifrat nga zhvillimet e një këndoreje, por Mathues Cunha tre minuta para fundit shënoi golin e fitores për United duke i dhënë të tijve tri pikë që i ngjisin në pozitën e katërt të renditjes.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 21:48

    A duhet qeveria t’i druhet protestave të opozitës?