Të dielën u zhvilluan dy sfidat e fundit në Premier League angleze të futbollit, të vlefshme për raundin e 10-të. Fitore për West Ham dhe Manchester Cityn, ndërsa Arsenali duket se po marshon i vetëm drejt titullit, megjithëse është shumë herët për ta thënë.
Në "Etihad Stadium", Manchester City fitoi 3-1 kundër Bournemouth. Djemtë e Guardiolës u rikthyen te suksesi pas humbjes ndaj Aston Villas dhe heroi i takimit ishte Erling Haaland me dopietë (20 gola këtë sezon). Norvegjezi zhbllokoi sfidën në minutën e 17-të, ndërsa në të 25 minutë Adams vendosi ekuilibrat. Sërish Haaland në të 33' riktheu epërsinë për "Qytetarët". Në minutën e 60-të O'Railley shënoi golin e tretë për Cityn.
Në "London Stadium", West Ham fitoi 3-1 kundër Newcastle. "Qymyrxhinjtë" nuk po dalin në lojën e tyre dhe si pasojë nuk janë duke ruajtur ritmin e fitoreve. Të parët në epërsi kaluan miqtë me Murphy në minutën e 4-t, por vendasit përmbysën brenda pjesës së parë me Lucas Paqueta dhe autogolin e Botman. Soucek në minutën 90+7 vendosi shifrat në 3-1. Pas tre humbjeve radhazi, West Ham rikthehet te suksesi, por mbetet sërish në fundin e renditjes.
Pas javës së 10-të, Arsenali me 25 pikë mban kreun e renditjes, ndjekur nga Manchester City me 19 pikë dhe Liverpool e Bournemouth me nga 18 pikë.
Premier League, raundi 10-të:
E diel, 02 nëntor 2025
West Ham 3-1 Newcastle
Manchester City 3-1 Bournemouth
Renditja:
Komente







