Manchester United nuk ka të ndalur nën drejtimin e trajnerit Michael Carrick, teksa 'Djajtë e Kuq' kanë mposhtur 3-2 edhe Fulhamin në 'Old Trafford' për raundin e 24-t në Premier League e futbollit anglez. Ndeshja ishte dramatike, duke u vendosur në minutën e katër shtesë. Tre fitore radhazi për United.

Djemtë e Carrick kontrolluan lojën dhe shënuan dy herë. Fillimisht me Casemiron në minutën e 19-të dhe Cunhan në të 56 minutë. Mirëpo Fulham nuk u dorëzua dhe barazoi ndeshjen me golat e Jimenez (85' nga 11 metërshi) dhe Kevin (90+1').

Tifozët vendas shtangën dhe heshtja u vendos në 'Old Trafford', por ekipi i Man. United nuk u dorëzua. Në minutën e katërt shtesë, Bruno Fernandes asistoi për gjigantin slloven Benjamin Sesko, me këtë të fundit që dërgoi në delir 72 mijë tifozët e pranishëm në stadium me golin e tretë dhe të fitores për United.

Pas tre fitoreve radhazi, United me 41 pikë merr vendin e katërt, duke lënë pas Chelsean dhe Liverpoolin.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 28 Janar, 09:18

    Burg deri në një vit për parkim dysh, si e vlerësoni?