Liverpool ka shpërdoruar avantazhin e dyfishtë në transfertë, por për Salah ka një rekord të ri. Liverpool nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 në javën e 35-të të Premier League ndaj vendit të fundit West Brom. Të Kuqtë e Jurgen Klopp kanë hasur vështirësitë e Manchester United një javë më parë megjithëse vizitorët gjetën golin e avantazhit që në minutat e para të ndeshjes me Danny Ings, i cili kishte zënë vendin e Roberto Firmino në qendër të sulmit.
Goli i dha siguri për të menaxhuar me qetësi ndeshjen Liverpool-it dhe mundësitë për të thelluar diferencën nuk munguan, por Salah ishte i pafat në disa raste. Pas pushimit, djemtë e WBA, të cilët e kanë siguruar rënien nga kategoria, e rritën presionin por një kundërsulm i të Kuqve dyfishoi rezultatin.
Dhe ishte pikërisht golashënuesi më i mirë i Premier League, Mohamed Salah, ai që shënoi me klas të madh pas pasimit të Oxlade-Chamberlain. Ky ishte goli i 31 i egjiptianit në Premier League gjatë një sezoni, duke barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos, Alan Shearer e Luis Suarez.

Por WBA ngushton diferencën me mesfushorin Livermore 10 minuta përpara fundit, me një gol që dyshohet se ka qenë në pozicion jashtë loje. Një gol që u ka dhënë zemër vendasve që barazojnë rezultatin me Rondon në fund të takimit.
Komente
