Premier League rikthehet pa tifozë/ Ja detajet se sa persona do jenë në stadium

Premier League rikthehet pa tifozë/ Ja detajet se sa persona do jenë në stadium

Një minimum prej 300 personash duhen në stadiumet e Premier League në momentin kur të rifillojë kampionati. Parashikimi për të rinisur në ishull është për datën 8 qershor dhe ndeshjet pritet të luhen pa tifozë ndërsa mediat kanë stiluar listën me njerëzit e nevojshëm për të organizuar një ndeshje dhe së paku duhen 300 ndërsa maksimumi mund të shkojnë edhe deri në 500 persona.

Më shumë se 72 persona janë nga të dyja klubet dhe këtu përfshihen 40 futbollsitët e të dy ekipeve dhe pjesa tjetër , trajnerët, staf drejtues dhe ekip mjekësor.

12 persona janë që duhen patjetër në stadium janë nga ekipi i zyrtarëve të ndeshjes duke përfshirë 6 arbitrat , 3 të tjerë në sistemin VAR dhe 3 të tjerë që kontrollojnë në kohë reale nëse topi e kaloi vijën fatale apo jo.

3 zyrtarë nga organizatoria e kampionatit,pra nga  Premier League. Një koordinator i ndeshjes, një delegat dhe një menaxher i ndeshjes.

Më shumë se 16 personel shëndetësor që do të bëjnë kontrollet anti-doping dhe vizita të tjera .

Dhe në fund më shumë se 130 persona të pranishëm në stadium duhet të jenë nga mediat .Nga 77-100 persona që do t’i përkasin televizioneve dhe radiove. 28 përfaqësues nga shtypi i shkruar dhe gazetarët e klubeve.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë