Ndeshja e parë e sezonit të Premier League, është një makth i vërtetë për Chelsea, që u mund në shtëpi nga Burnley 2-3 dhe më pas u fishkëllye nga tifozët e vet. Gary Cahill dhe Cesc Fabregas u ndëshkuan me karton të kuq, ndërkohë që dygolëshi i Sam Vokes bëri që për kampionët, kjo të jetë nisja më e keqe e mbrojtjes së titullit.
Kapiteni i bluve, Cahil u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm 14 minutash, pasi një ndërhyrjeje me takë të Steven Defour. Sam Vokes kaloi Burnley në avantazh në të 24’, pas një devijimi të David Luiz. Rezultati për miqtë u dyfishua në të 39’ me anë të Stephen Eard dhe fitorja u vulos nga Vokes 2 minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Alvaro Morata u fut si zëvendësues dhe realizoi golin e tij të parë në të 69’. Fabregas u ndëshkua me të kuq në vazhdim, e më pas David Luiz realizoi një gol, edhe pse Chelsea ishte me 9 lojtarë. Por fitorja në “Stamford Bridge” i takoi Burnley. Fitore shënoi Manchester City të cilët mundën në transfertë Brighton & Hove Albion me shifrat 0:2.
Watford – Liverpool 3:3
Edhe për Liverpool nisja nuk është e mirë. Të kuqtë barazuan 3-3 në tranfertë me Watford. Të parët kaluan në avantazh vendasit dy herë me anë të Stefano Okaka Chuka dhe Abdoulaye Doucoure në 8’ dhe 32’. Ekipi i Jurgen Klopp u përgjigj me Mane 29’, Firmino 55’ dhe Salah 57’, duke përmbysur shifrat. Por kur të gjithë menduan se takimi përfundoi me fitoren e ‘Reds’-ave, vendasit surprizuan me Britos në minutën e 90, duke barazuar shifrat në 3:3. I pakënaqur për këtë barazim mbeti padyshim Jurgen Klopp zhgënjimi i të cilit u pa qartë në fundin e takimit.
Rezultatet e Javës së parë
Chelsea 2-3 Burnley
Watford 3 - 3 Liverpool
Brighton & Hove Albion 0 – 2 Manchester City
Crystal Palace 0 – 3 Huddersfield Town
Everton 1 – 0 Stoke City
Southampton 0 – 0 Swansea City
West Bromwich Albion 1 – 0 AFC Bournemouth
(Golat e ndeshjes Chelsea - Burnley)
(Golat e ndeshjes Watford - Liverpool)
/Shqiptarja.com