Premier League, Tottenham e nis me fitore në transfertë, mund Newcastle

Premier League, Tottenham e nis me fitore në transfertë, mund Newcastle

Momenti i golit nga Delle Ali

Pas fitores së Manchester United në ndeshjen hapëse të Premier League për sezonin 2018-2019, edhe Tottenham e ka nisur mirë, duke fituar 2-1 në fushën e Newcastle.

Gjithçka ka ndodhur në pjesën e parë. Vertonghen shënoi në minutën e tetë, duke çliruar të tijtë. Por pas 3 minutash vendasit barazojnë me anë të Joselu. Gjithsesi, ishte Delle Ali ai që kaloi në avantazh sërish të tijtë, në minutën e 18-të, pas një gjuajtje të saktë me kokë.

Vetëm karton i verdhë për Harry Kane, që nuk ka arritur dot të shënojë në ndeshjen e parë. Megjithatë, Tottenham merr 3 pikët e para që në start.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare

Zgjedhjet në Himarë, Braçe i ashpër me kandidatin e opozitës: Anëtari më i zëshëm i sillogjeve antishqiptare