LONDËR, Angli - Nën reshjet e shiut që shoqëruan thuajse gjithë takimin në 'Emirates', Arsenali mposhti 3-0 Nottinghamin për sfidën hapëse në raundin e katërt të Premier League.
Skuadra e Mikel Artetës kishte gjithë kohës kontrollin e lojës, duke bërë që trajneri Ange Postecoglou të debutonte me humbje te miqtë. Ndeshja u zhbllokua pas 32 minutave lojë nga supergoli i Martin Zubimendit. Në zhvillimet e një këndoreje, sfera mbeti në hyrje të zonës dhe spanjolli nuk u mendua dy herë duke lëshuar një 'predhë' me të djathtën fluturimthi, për ta ndalur në rrjetë.
Nisja e fraksonit të dytë solli edhe golin e dytë për vendasit. Eze, në pozicion të rregullt edhe pas kontrollit me VAR, asistoi për Gyokeres që nuk gaboi me portën e boshatisur dhe 'arkivoi' tri pikët. Ndeshja 'do vulosej' 11 minuta para fundit, kur i sapofuturi në fushë, Trossard në prekjen e parë asistoi për Zubimendin dhe ky i fundit paçka se më shtatshkurtëri në fushë, shënoi me kokë golin e dytë personal në këtë duel.
Pas katër takimeve këtë fillim sezoni, Arsenal me tre fitore dhe një humbje ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me nëntë pikë. Nottingham me katër pikë mbetet në pozitën e 11-të. Javën e ardhshme Arsenal pret Man. Cityn, ndërsa Nottingham luan në fushën e Burnleyt.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Shkurt, 10:30
Haga kërkon dënimin me 180 vite burg për ish-krerët UÇK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
5.8%
-
Të gabuar
90.2%
-
Nuk kam mendim
4%
Vota total: 2927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulm me thikë në një shkollë në Londër, plagosen dy nxënës të mitur
10 Shkurt, 18:44
-
Dosja Epstein trondit sërish qeverinë britanike, dorëhiqet drejtori i komunikimit i kryeministrit Starmer
9 Shkurt, 13:56
-
GOLAT/ Superndeshja e portierëve, Manchester City përmbys 1-2 Liverpoolin në 'Anfield'
9 Shkurt, 09:56
-
Çështja Epstein trondit Downing Street, dorëhiqet 'Rasputini' i Starmer-it! McSweeney: Marr përgjegjësinë e plotë
8 Shkurt, 18:00
-
The Telegraph për shqiptarët në Angli: Përdorin TikTok dhe u tregojnë punëtorëve të paligjshëm si të shmangin ndalimet nga oficerët e emigracionit
7 Shkurt, 21:45
-
Premier League/ Arsenali dhe Chelsea i përgjigjen Man. United, shënojnë nga tre gola në fitoret respektive
7 Shkurt, 18:51
-
Premier League/ Manchester United katër fitore radhazi, 'thyen' 2-0 edhe Tottenhamin
7 Shkurt, 16:18
-
Skandali Epstein trondit Londrën, Peter Mandelson nën hetim për shpërdorim të detyrës publike
6 Shkurt, 19:38
-
GOLAT/ Manchester City dominon 3-1 ekipin e Newcastle dhe gjen Arsenalin në finalen e Carabao Cup
5 Shkurt, 09:24
-
VIDEO/ Mjafton goli i ish-it Kai Havertz, Arsenali 'thyen' Chelsean dhe shkon në finalen e Carabao Cup
4 Shkurt, 09:33
-
Angli/ 'Skifteri' shqiptar grabiti 31 shtëpi, prangoset nga policia në Kent (EMRI)
3 Shkurt, 16:46
-
'Çmenduria' e Manchester Cityt, e bleu 50 milionë euro dhe tani e dërgon në Championship
3 Shkurt, 16:05