Premiera e filmit “Kaymak” e regjisorit Milcho Manchevski, Veliaj: Tirana gumëzhin nga turistët dhe aktivitetet e kulturës 

 Pjesë e Edicionit të 21-të të “Tirana International Film Festival” ishte këtë vit edhe premiera e filmit “Kaymak” e regjisorit Milcho Manchevski, i cili gjendet personalisht në Tiranë.

I pranishëm në shfaqjen e premierës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se: “Më vjen mirë që kemi shumë miq këtu sot dhe u jap mirëseardhjen në Tiranë atyre nga India e largët, nga Italia, nga Gjermania, nga Britania, nga Maqedonia, nga Kosova, nga Serbia, nga Mali i Zi, nga Kroacia. Sot Tirana vërtet gumëzhin nga turistët, të cilët janë pa fund.

Teksa ju filloni një festival, Kujtim Çashku mbyll festivalin e tij. Teksa mbyllet kjo natë, fillon një mesnatë e gjatë me Sven Gath në qendër të qytetit. Shpresoj shumë që në këtë buqetë aktivitetesh, secili gjen veten dhe lidh një urë me dikë tjetër,” u shpreh ndër të tjera Veliaj.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i gjen shqiptarët 111- vjetori i shpalljes së pavarësisë?



×

Lajmi i fundit

Rita Ora nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ të Prishtinës! Përparim Rama: Na përfaqëson denjësisht në botë

Rita Ora nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ të Prishtinës! Përparim Rama: Na përfaqëson denjësisht në botë