Premiera në Tiranë, Mustafiç
flet për humbjen e dashurisë

Premiera në Tiranë, Mustafiç<br />flet për humbjen e dashurisë<br /><br>
Sepse nuk kemi kohe të ndalojmë, ne njerëzit po humbasim dashurinë për nënën, miqtë, fëmijën, gruan. Kjo është drama universale që regjisori i njohur boshnjak Dino Mustafiç do të sjellë në Tiranë ditën e  shtunë në Qendrën Kulturore “Tulla Center”.

Ajo çfarë dua të them me këtë dramë është një temë e madhe që ndodh, jo vetëm në Ballkan, por në gjithë botën. Pothuasje të gjithë ndihemi si të burgosur. Me shfaqjen tonë ne hapim pyetjet për këtë tekst dhe i shprehim idetë tona në mënyrë perfomative. Ne shfaqim emocionin dhe idetë pozitive, sepse teatri nuk është vetëm një akt estetik, por edhe një akt social. Vetmia e njeriut është tema më e afërt e aktualitetit që po jetojmë. Ja unë kam reflektuar. Sapo të mbarojë shfaqja kam menduar të marr nënën time ne telefon”, tha Mustafiç.

Dino Mustafiç do të ngjis në skenë dramën “Nëna dhe fëmija” të autorit Jon Fosse. Ai ka marrë në role aktorët Ema Andrea dhe Matia Llupa. Mustafiç ka shumë arsye që vjen shpesh për premierat e tij në Tiranë.

Kjo është shfaqja e tretë që unë sjell në Tiranë dhe kam një arsye, sepse këtu ka artistë të talentuar që janë të gatshëm të punojnë me mua për kërkimin artistik dhe estetik. Kam aktorë të mirë dhe një tekst të mirë, me të cilët shpresoj të gjej edhe suksesin përballë audiencës”, tha Mustafiç.

Drama “Nëna dhe fëmija” do të shfaqet me një skenografi artistike nga Klod Dedja, koreografi nga Gjergj Prevazi, kostumografi të Berina Kokonës dhe muzikë të kompozuar nga  Ilir Bajri. Skenari është bërë nga Zejlka Udoviciç Plestina, që na tregoi se ka përdorur një gjuhë poetike në funksion të konceptit modern të dramës. 

[gallery]24437[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari