Premtimi i Këlliçit për transport publik falas, Mazniku: I parealizueshëm! Tipike e atyre që e dinë se nuk fitojnë! Alimehmeti: E mundur brenda 4 viteve

Premtimi i kandidatit të koalicionit Meta-Berisha, Belind Këlliçit për transport publik falas në Tiranë nëse zgjidhet kryebashkiak, nga pjesa më e madhe e qytetarëve shihej e parealizueshme, sipas sondazhit të Institutit italian ‘Piepoli’ të realizuar në bashkëpunim me Report TV. Në të njëjtën mënyrë me skeptikët e komentoi edhe nënkryetari aktual i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku i cili e konsideroi si premtim të padobishëm për të tërhequr vëmendjen.

Mazniku në studion ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV, tha se transporti publik nuk mund të jetë kurrë falas dhe se një premtim i tillë bëhet nga persona të cilët e dinë se nuk mund t’i fitojnë zgjedhjet.

“Për çdo fushatë ofrohen gjëra që janë pa para, gjithmonë ka njereëz që do thonë se u duket interesante. Është tipike e njerëzve që nuk do jenë në detyrë dhe në këto raste bëjnë hapjen e thesit, nxjerrin premtime pa sens të padobishme për të tërhequr vëmendjen. Transporti publik nuk mund të jetë kurrë falas. Vendimi që duhet marrë, ose duhet të paguhet nga të ardhurat e përgjithshme të bashkisë, ose këtë shërbim do e paguajnë ata që e përdorin”- u shpreh Mazniku.

Përsa i përket rezultateve të Piepoli-t për qytetarët që do të votonin Erion Veliajn, Mazniku u shpreh se shifra e atyre që mbështesin Veliajn është më e lartë se vota tradicionale që PS merr në Tiranë. 

Ndërsa nga ana tjetër, mjeku Ilir Alimehmeti i cili po ashtu është pjesë e stafit të fushatës së Këlliçit dhe kandidati kryesues i listës për kandidatë të këshillit bashkiakë në Tiranë, u shpreh se një premtim i tillë për transportin publik falas është plotësisht i realizueshëm nëse paratë e abuzuara nga fondet publike do të përdoreshin për këtë qëllim.

“Kemi aq shumë para të abuzuara sot, dhe abuzimin mund ta kthejmë në investim, 8.6% e buxhetit shkon për këtë pjesë që themi ne. Oferta jonë është kjo dhe ne po e agumentojmë. U takon njerëzve ta vendosin. Vetë kryetari në detyrë ka dalë dhe kathënë se po e mendojnë prej 3 vitesh. Është e mundur, një pjesë e parave të abuzuara, nga abuzimi do e kthejmë në shërbim. Adresojmë korrupsionin dhe abuzimin në sektorin publik”-tha Alimehmeti.

Më tej, ai theksoi se nëse Këlliçi do të zgjidhet në krye të bashkisë së Trianës, një premtim i tillë mund të realizohet brenda 4 viteve të mandatit të parë.

“Periudha për të cilën do ta realizojmë ne këtë premtim, do jetë më shpejt se brenda 8 viteve, që partia aktuale i ka pasur si kohë. Kanë pasur 8 vite në dispozicion, unë ua garantoj se e zhvillojmë në një kohë reale dhe konkrete që do jetë më pak se gjysma e kohës që ka pasur në dispozicion Partia Socialiste”-shtoi ai.

Duke komentuar për sulmet që Rama bëri ndaj Këlliçit, gjatë hapjes së fushatës së PS-së, analistët e pranishëm në studio, Edvin Kulluri dhe Skënder Minxhozi e vunë theksin tek batuta e bërë nga Berisha i cili krahasoi Këlliçin me zymtësinë që sipas tij kishte kapluar Ramën në hapjen e fushatës. Sipas analistëve, komenti i Berishës për Këlliçin tregon se nuk e merr seriozisht kandidaturën e tij për bashkinë e Tiranës. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Sondazhi i Piepoli-t për bashkinë e Tiranës, Mazniku: Veliaj ka më shumë mbështetje se votat tradicionale që PS merr në kryeqytet

 

Duke komentuar rezultatet e sondazhit të Piepolit kur bëhet fjalë për kandidatin dhe forcën politike që mbështesin qytetarët në Tiranë, nëkryetari i bashkisë së kryeqyteti, Arbjan Mazniku tha se kryebashkiaku aktual, Erion Veliaj ishte në nivele më të larta se votat tradicionale që PS merr në kryeqytet.

“Në momentin që ne kemi filluar garën, popullariteti për kandidatin zotin Veliaj është mbi votën tradicionale të PS-së në territor. Është 4 apo 5 pikë mbi votën e partisë.  Kjo është tipikisht një tregues që tregon se kandidati ka potencial të rrisë edhe forcën politike dhe të qëndrojë tek ai pozicion.

Nga ana tjetër kandidati tjetër gjasat janë që këto janë elementë që do konvergojnë. Jemi në një situatë që PS sot në Tiranë ka një mbështetje në nivelin e 50%. Gjasat janë që të jetë në rritje. Janë shenja të mundshme që tregojnë se qytetarët kanë vlerësim pozitiv për punën e bërë”- tha Mazniku.

Ndërsa kryesuesi i listës së koalicionit Meta-Berisha për kandidatët e këshillit bashkiak, Ilir Alimehmeti duke iu referuar sondazhit të Piepolit, tha se diferenca mes Veliajt dhe Këlliçit është ngushtuar me 5%.

Ora 22:42
Sarkazma e Berishës ndaj Këlliçit, Minxhozi: Nuk e merr seriozisht kandidaturën e tij! Kulluri: Mesazh mafioz, i thotë mos të ëndërrojë për kreun e PD

 

Batuta e Sali Berishës ndaj Belind Këlliçit në 11 prill, është komentuar nga analistët në studion e Real Story’ në Report TV.

Analisti, Skënder Minxhozi tha se Berisha i cili duhet të mbronte me çdo kush kandidatin, Belind Këlliçi, ka treguar se nuk e merrte seriozisht kandidaturën e tij sepse e konsideron këtë si fushatë të tijën personale dhe jo të kandidatëve.

“Mua më duket se Berisha nuk e merr shumë seriozisht kandidaturën e Këllicit dhe ky mendim po më konsolidohet. Sepse ai ka menduar se kjo fushatë do jetë e tij dhe jo e kandidatëve. Po të vini re në terren, kandidatët po i vihen dekor kryetarit të partisë”-tha Minxhozi.

Ndërsa analisti, Edvin Kulluri e konsideroi këtë si një mesazh mafioz dhe brutal. Sipas tij, Berisha ia ka bërë të ditur Belind Këlliçit që të mos pretendojë të marrë në dorë kryesimin e PD-së edhe nëse kreu i Rithemelimit humbet zgjedhjet.

“Ky lloj mesazhi ëhstë mafioz brutal. Troç fare i ka thënë mos shiko ëndrra me kryetar PD-së sepse jam unë kryetar i PD-së. Sepse ne e dimë shumë mirë, se Këlliçi është shprehur poshtë e lart se kërkon të marrë partinë”- theksoi Kulluri.

Kujtojmë se në 11 prill në një mbledhje me strukturat e Rithemelimit në Tiranë, Berisha teksa komentoi paraqitjen e Ramës në hapjen e fushatës së PS, bëri një batutë ndaj kandidatit të tij për Tiranën, Belind Këlliçit, duke e krahasuar këtë të fundit me zymtësinë që sipas tij kishte kapluar fytyrën e kryeministrit.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • franci: 14/04/2023 15:45

    Ky ALIBABA eshte mjek apo inxhinjer...

    Përgjigju
  • Cubel breca: 14/04/2023 11:00

    Dakort me kete alimehmetin qe mund te realizohet,po si??????? Apo vetem me genjeshtra. Kush do paguaj???????? Dikush duhet ti paguaj ate buxhet nuk jan gjethe fiku. Apo keta jan mesuar te genjejn non stop. Po keta te shqupit nuk jetojn ne kete realitet me duket,se situaten e kuptojn edhe femijet qe keta si degjon me njeri. U duhet mjaft koh qe ketyre tju vij radha.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 13/04/2023 23:52

    Ky Kellici si kerric qe eshte shikon enderra diten me diell Kjo nuk eshte gje hic para asaj tjetres qe thote do ti cvendos te gjithe kolektoret e ujrave te zeza qe derdhen ne Lane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar