Ish-deputeti Eduard Ndocaj ka reaguar pas dëmtimit të memorialit turk që është vendosur te Kodrat e Liqenit në Tiranë. Pak kohë më parë, ai premtoi se do të jepte 2 mijë euro për atë që do të thyente memorialin, ndërsa sot e ka përshëndetur veprimin duke e cilësuar të drejtë, pasi vendosja e pllakës është provokim sipas tij.
"Të dashur bashkëpatriotët e mi! Sot, teksa dëgjojmë përmes medias për aktin patriotik dhe civil të thyerjes së memorialit turk tek Kodrat e Liqenit, unë përmes këtij qëndrimi dua të përshëndes, këtë veprim të shqiptarëve të vërtetë, të cilët me guximin e tyre të përligjur nga provokimi i ndjenjës kombëtare reaguan duke dëshmuar mosnëpërkëmbjen e identitetit kombëtar nga politika filoturke e Tiranës.
Solidarizohem me ndjenjën dhe veprimin e tyre patriotik, si dhe apeloj policinë dhe Prokurorinë të mos ndërmarrë asnjë proces ndaj autorëv, sepse në kuptimin e plotë, autorët e atij akti janë të gjithë shqiptarët e vërtetë. Prandaj, u kërkoj këtyre instancave të qëndrojnë larg procedurave që akuzojnë individë të caktuar, si dhe ta trajtojnë rastin me prioritetin e një cënimi dhe provokimi që iu është bërë shqiptarëve, dhe të thërrasin nën akuzë lejedhënësin e memorialit! Rroftë Shqipëria! Me respekt për shqiptarët e vërtetë që e duan Shqipërinë të lirë dhe sovrane!" shkruan Eduart Ndocaj.

Dëmtimi i memorialit turk
-
Monumenti turk ska lidhje as pak me shqiperin te shkulet menjeher. shqiptaret mos te bin preh e ekstremistave katolik apo mysliman, ska lidhje feja. turqia ka nit duar kryq kur KOSOVA ISHT NE LUFTË. NE SHQIPERI VETEM MONUMENTE SHQIPTARE DHE PIK. SEPSE JENA VEND I VOGEL.
Përgjigju -
Mjer ne, mjere ky popull qe merret me pacavure si ky kaubojsi. Po pse o delenxhi nuk ia jep noi fukarai ato pare po i jep per vandalizma?
Përgjigju -
Njihni ndonje katolik jo ekstremist? Edhe komunistet katolik ne kohe te Enverit kane qene antikomuniste
Përgjigju-
@ kato liku ekstremist katolik ka plot.sic ndodhi ne norvegji,sic ndodhi ne zelanden e re …..deri te hitleri
-
-
Sa herë flet ky pyka( thes m...t), vetëm urrejtje fetare shprehu!
Përgjigju-
UN JAM SHQIPTAR ME FE KATOLIKE NGA MIRDITA, POR JAM DAKORT ME TY, KY ËSHTË I PA SHKOLL SBAN PËR POLITIKAN SHQIPTARET TË RRIN LARG URREJTJES FETARE NUK NA KA HIJE MONUMENTI TURK SI RREGULL PER MENDIMNIN TIM TË HIQET SEPSE SKA LIDHJE ME SHQIPERIN.
-
-
Ky,me sa duket, eshte nje ekstremist katolik! Te gjitha llojet e ekstremizimit jane te denueshem!
Përgjigju










Komente
Komento