Prençi: Duhet të merrren masa
për të parandaluar krimin në vend

Prençi: Duhet të merrren masa<br />për të parandaluar krimin në vend
TIRANE- Lufta ndaj krimit në vendin tonë kërkon një organizim më efektiv të gjithë strukturave, si dhe bashkëpunim të prokurorisë. Kështu u shpreh ish-drejtuesi i lartë i policisë në vend, Shemsi Prençi, i ftuar në televizionin “A1 Report”. Sipas Prençit duhet të merren masa konkrete për të parandaluar krimin dhe të ndërmerren operacione.
 
“Duhet te merrren masa për të parandaluar krimin. Situata është e rëndë dhe duhet të zhvillohen kontrolle dhe të ndërmerren operacione. Vendi kontrollohet nga bandat dhe jo nga policia. Duhet të ketë drejtësi të fortë dhe polici të fortë. Për të vendosur drejtësinë në vend duhet të merren masa konkrete për të goditur krimin. Por nevojitet kohë, duke pasur parasysh mënyrën se si ka precipituar situata”, tha Prençi.
 
Më tej ai u ndal në përpjekjet për të luftuar krimin, duke e cilësuar të humbur betejën ndaj tij deri më tani. Sipas Prençi nevojitet një organizimin më i koordinuar i punës.
 
“Drejtësia shqiptare e ka humbur betejën me krimin deri më tani. Nevojitet organizimi i një strukturë efektive për të luftuar krimin. Dhe për këtë duhet të punojë edhe prokuroria. Duhet një shtab për të drejtuar policinë”, tha Prençi.
 
Ndërkaq, theksoi se në Bulqizë duhet monitoruar situata dhe të rivendoset rendi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

‘Travel Off Path’: Shqipëria, destinacioni mesdhetar me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë

‘Travel Off Path’: Shqipëria, destinacioni mesdhetar me rritjen më të shpejtë turistike në Evropë