Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka shkuar mesditën e sotme te pallati 8-katësh në Gjirokastër, i cili rrezikon të shembet.

Prençi shoqërohet nga kreu i Shërbimit të Gjeologjisë, Viktor Doda, ku të dy zyrtarët kanë inspektuar zonën përreth pallati të rrezikuar. Prençi ka takuar banorët e pallatit, të cilëve iu rrezikohet jeta, ndërsa ka inspektuar dhe të gjithë zonën. 

d.c./shqiptarja.com