TIRANE- Ish-kryeprokurori i Pukës Pëllumb Prençi dhe shefi i Auditit Financiar në Prokurorinë e Përgjithshme Thoma Janko, janë ballafaqur së bashku përballë anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë, lidhur me skandalin korruptiv të Pukës. Mësohet se Prençi ka akuzuar zyrtarin e zyrës qëndrore të prokurorisë se i kishte ndërhyrë për ta ndihmuar të pandehurin P.Pjetri, pasi kishte njohje me të.
Mirëpo kjo akuzë është rrëzuar nga Thoma Janko, i cili ka pohuar para Këshillit të prokurorëve se gjithçka ka qënë një bisedë rutinore mes tij dhe ish-prokurorit të Pukës Pëllumb Prençi, të cilit i ka kërkuar që ta ndihmonte brenda mundësive sa i lejonte ligji, dhe jo të shkelte rregullat për lirimin e të pandehurit P.Pjetri.
/Shqiptarja.com

Akuza për korrupsion, shkarkohet prokurori i Pukës Pëllumb Prençi