Prenga:Pas vendimit të gjykatës
do dorëzoj mandatin e deputetit
Foto/Prenga duke qeshur në gjykatë

TIRANE - Armando Prenga ka deklaruar teksa priste vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për masën e arrestit se, “pas vendimit përfundimtar të gjykatës do të dorëzoje mandatin e deputetit”.
 
Prenga është shprehur i pakënaqur edhe me trajtimin në qeli. “Nuk jam në qeli VIP, më kanë futur në një bodrum ku nuk ka asgjë”, u tha gazetarëve të cilët e pyetën nëse e kishte parë ndeshjen Shqipëri - Portugali.
 
Gjykata e Lartë vendosi “arrest me burg” për deputetin Armando Prenga, i përfshirë në konflikt me familjen Cali, para Komisariatit të Policisë Laç mbrëmjen e 4 shtatorit.
 
Para Kolegjit Penal, Prenga nuk ka pranuar akuzat e prokurorisë. Ai tha para gjykatës se akuza nuk ka administruar provat në vendngjarje, ku u kërcënua me jetë nga Gjergj Cali.
 
Prenga pranoi se ka qëlluar në ajër për vetëmbrojtje me armën që mbante me leje. Më pas ai shtoi se, armën e ka pastruar. I marrë në cilësinë e të pandehurit, deputeti Prenga mohoi akuzën e prokurorisë së është përfshirë në konfliktin me armë para komisariatit. Ai tha se nuk ka përdorur në asnjë moment armë pa leje.
 
Në dalje të gjykatës, Prenga nuk pranoi të prononcohej për mediet. Ndërsa për përfaqësuesin e tij ligjor, Baftjar Rusi provat e akuzës nuk justifikojnë masën e arrestit me burg.

Gjykata jep arrest me burg për Prengën, avokati: Nuk ka prova

Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për deputetin Armando Prengën. Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e deputetit nga policia me akuzën e plagosjes, kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Prenga u paraqit në mesditë në gjykatë ndryshe nga paraqitja në Komisionin e Imunitet. Në dyert e gjykatës, Prenga ishte i buzëqeshur. I veshur me kostum gri, por pa kravatë, Prenga u përpoq të fshinte pranga duke mbajtur xhaketën të hedhur mbi duar.
 
Përveç Prengës, në gjykatë janë paraqitur edhe të akuzuarit e tjerë të përfshirë në këtë çështje. Seancat gjyqësore për masat e sigurisë zhvillohen me dyer të mbyllura (pa praninë e medies) ndërsa i pari që çeli këtë proces ishte Gjergj Cali, ndaj te cilit Gjykata vendosi te vlerësoje të ligjshëm arrestin dhe te vendosi masën "arrest me burg". I pyetur nga gazetari Arsen Rusta se si ka ndodhur ngjarja, Cali deklaroi ne dalje te gjykatës:
 
Cali: “Më lanë në burg se kam sulmuar shtetin. Më kanë vrarë në polici brenda"
Gazetari: Keni kërkuar ndihmë tek policia dhe Tahiri?
Cali: "Tek Saimir Tahiri"
Gazetari: Cfarë ju tha?
Cali: "Më ka thënë të tana punët i ke në rregull".

17:10 Prenga në gjykatë: Nuk jam përfshirë në konflikt
Gjatë seancës me dyer të mbyllura ku u përcaktua masa “arrest me burg” për Armando Prendën, deputeti ka deklaruar se nuk është përshirë në konfliktin e ndodhur para ambientit të Komisariatit të Policisë Laç.

“Nuk jam përfshirë në konfliktin para Komisariatit. Prokuroria s’administroi provat kur më kërcënuan”, është shprehur Prenga. Deputeti thotë se, është përfshirë vetëm në konfliktin me Gjok Calin duke sqaruar: “Qëllova në ajër me armën me leje, më pas e pastrova”.

16:40 Avokati: Vendimi i padrejtë, nuk ka prova

Avokati i Armando Prengës pas dhënies së vendimit e cilësoi si të padrejtë pasi sipas tij nuk ka asnjë provë. Baftjar Rusi tha se “hetimi nuk është i drejtë nuk është ligjor”.
“Provat dhe me hetimet e deritanishme nuk justifikohet qëndrimi në burg dhe në bindjen time duke iu referuar akteve për përcaktim e masës duhet të ishte sot qytetar i lirë dhe jo me pranga”, tha Rusi.

Sipas tij, si kamerat e sigurisë ashtu edhe nga deklarimet e punonjësve të policisë nuk vërtetojnë që Prenga ka qenë pjese përleshjes së ndodhur mes dy familjeve Prenga dhe Cali jashtë ambienteve të Komisariatit të Policisë në Laç.

“Nuk ka as ruajte të vendin të ngjarjes dhe as këqyrje. Realisht nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë qoftë edhe indirekte apo nga kamerat e sigurisë të ambientet të komisariatit. Asnjë punonjës i policisë nuk thotë që deputeti ka qenë pjesë e ngjarjes. Dhe realisht nuk ka akuzë as të kanosjes dhe as të plagosje me dashje”, u shpreh avokati i Prengës.



16:30 Arrest me burg për Armando Prengën
Gjykata e Lartë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për deputetin Armando Prengën. Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e deputetit nga policia me akuzën e plagosjes, kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje.

prenga
(Në foto: Armando Prenga duke dalë nga Gjykata e Lartë)

Ora 13:55 Arrest me burg në mungesë për Gazmir Jushin
Gjykata e Lartë dha masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për Gazmir Jushin. Ai nuk ishte i pranishëm në sallë pasi ndodhet në Spitalin e Traumës ku merr mjekim prej 5 shtatorit kur ndodhi konflikti.

Ora 13:10 Prenga në gjykatë
Deputeti Armando Prenga mbërrin në Gjykatën e Lartë

armando prenga ne gjyqarmando prenga ne gjyq

Ora 13:00
Anton Leka në burg: Isha në dasëm

Gjykata e Lartë vendosi masën e sigurisë të arrestit me 1 muaj burg edhe për Anton Lekën. Shqiptarja.com mëson se në dëshminë e tij në gjyq Leka ka mohuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje duke thënë se ka qenë në dasëm



Ora 11:30 Cali: Lajmerova policine para se te ndodhte konflikti prane komisariatit
Shqiptarja.com mëson përmes burimeve dëshminë që Cali ka dhënë para trupës gjykuese. "Më qëlluan brenda në oborrin e policisë", - mësohet të ketë thënë Cali, i cili akuzon drejtpërdrejtë deputetin Prenga si personin që e ka dhunuar.  
 
Gjergj Cali i cili mbeti i plagosur nga përleshja, tha se natën e konfliktit njoftoi policinë në numrin 129 pasi anëtarët e fisit të tij janë ndjerë të kërcënuar nga deputeti i qarkut të Lezhës Armando Prenga, telefonatë kjo e bërë para së të niste përleshja pranë komisariatit të Kurbinit ku u përdor edhe arma.  

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump