Prokuroria e Përgjithshme kërkon sërish t'i hiqet mandati deputetit të PS, Armando Prenga.
Organi i akuzës i ka rikthyer përgjigje KQZ-së, ku i rikërkon ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të deputetit Armando Prenga, pasi ky i fundit nuk ka respektuar kërkesat e ligjit për plotësimin e të dhënave, duke mos deklaruar, më së pari, një dënim të formës së prerë nga Gjykata e Kurbinit, si edhe precedentët penalë në Itali.
Sipas Vendimit te Kuvendit nr.17/2016, mosplotësimi i të dhënave "....pas sjell përjashtimin e menjëhershëm nga funksioni publik....".
Pra, vetëm duke u mbështetur në faktin që ka një vendim penal të padeklaruar (të gjykatës së Kurbinit), deputetit duhet t'i ndërpritet mandati.
Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar përgjigjen ditën e sotme për t'i dhënë mundësinë KQZ-së që të shqyrtojë brenda afatit ligjor vendimin e Prokurorisë për konstatimin për ndërprerje të mandatit të deputetit Prenga.
KQZ ka detyrim që të shqyrtojë vendimin e Prokurorisë brenda 10 ditëve nga vendimmarrja e Prokurorisë.
Prokuroria e Përgjithshme ka marrë vendim për konstatimin e ndërprerjes së mandatit të deputetit Prenga ne dt.15.02.2017.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com