Presh me vezë dhe limon
Përbërësit:
- 1.5 kg presh
- 2 kokrra vezë
- 1 gotë qumësht
- 1 limon ose limontoz
- 1 lgj gjalpë
- Kripë, piper
- Majdanoz
Përgatitja:

Preshin pasi e pastrojmë, e presim në forma pjerrtazi me gjatësi 2-3 cm. E vendosim në tenxhere me ujë të vluar me kripë dhe e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të jenë gati me pak lëng. Rrahim të verdhat e vezëve me qumësht, shtojmë pak nga lëngu i preshit, lëngun e limonit ose limontoz dhe e hedhim në tenxhere. E lëmë pak sa të mpikset dhe e shërbejmë duke hedhur gjalpë të freskët, piper dhe majdanoz.
Komento
Komente

