TIRANE - Një ditë pas heqjes së lapidarit të UÇPMB-së të vendosur nga shqiptarët me banim në Luginën e Preshevës në Serbi, kryeministri Berisha duke shprehur indinjatën për veprimin e qeverisë serbe deklaron se Shqipëria do të shqyrtojë të gjitha marrëdhëniet me Beogradin
Në mbledhjen e sotme të grupit PD kryeministri e quajti veprim "të turpshëm" nga Serbia heqjen e lapidarit dhe i bëri apel ndërkombëtarëve të ndërhyjnë duke mos përdorur standarde të ndryshme me serbët në Mitrovicë dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës.
"Dje në Luginën e Preshevës, para qytetarëve dhe kamerave televizive, u shpalos dhe një herë me një egërsi të vërtetë, racizmi, urrejtja dhe frika ndaj shqiptarëve nga autoritetet e Beogradit. Me forcën e mitrolozave, autoblindave, të njësive speciale u shkund nga qendra e qytetit të Preshëvës, përmendorja e heronjve të kombit shqiptar, të Luginës së Preshevës, të cilët ranë në një përballje heroike me pushtuesit, me fallngat e Slobodan Milosheviçit në një kohë kur sipas të gjithë dokumentave ndërkombëtare, të OKB-së dhe të organizatave të tjera, shqiptarët e Preshëves ishin më të shtypurit në Europë e ndoshta në botë.. Lufta e tyre heroike bëri që Sadami i Ballkanit të firmosë marrëveshje për t’u njohur më shumë të drejta autonomi. Është në të drejtën e autoriteteve lokale të vendosin shtatoret e tyre, simbolet.”- tha Berisha.
Berisha deklaroi se pas këtij veprimi Shqipëria do të shqyrtojë të gjitha marrëdhëniet me Serbinë. “Do të shqyrtojmë të gjitha marrëdhëniet me Serbinë. Garantoj se Shqipëria është e vendosur të bëjmë gjithçka për të siguruar të drejtat. Po negociojmë. Dhe në Preshevë kishte përfaqësues ndërkombëtar që po negocionin me palët. Nga një anë negociohej nga ana tjetër bëhej edhe më i madh “
Kreu i qeverisë u shpreh se do t'i propozojë që një rruge në Tiranë t’i vihet emri “Heronjtë e Preshevës”. Gjithashtu Kryeministri kërkoi që të zbatohet në mënyrë reciproke marrëveshja për kartat e autonomisë lokale. “Kartat e autonomisë lokale duhet të miratohen si për serbët e Mitrovicës dhe për shqiptarët e Preshevës”, tha Berisha.
NDERKOMBETARET TE MOS PERDORIN DY STANDARDE
Ai i bëri apel ndërkombëtarëve të ndërhyjnë duke mos përdorur standarde të ndryshme me serbët në Mitrovicë dhe shqiptarët në Luginën e Preshevës.
"Unë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, të mos përdorin dy standarde. Një standard për serbët e Mitrovicës së veriut dhe një standard për shqiptarët e Preshevës. Shqiptarët e Preshevës janë sot zona më e varfër në Europë. Serbia nuk mund të kërkojë asnjë të drejtë më shumë se, ato që përcaktojnë Konventat Europiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa Europiane e Minoriteteve, Karta e Autonomisë Lokale dhe ato do të zbatohen si për serbët e Mitrovicës, ashtu edhe për shqiptarët e Preshevës. Jo ti ndajnë, pse njëra palë përpiqet të zbatojë ligjet dhe pala tjetër shndërron territorin në një ishull të kontrabandës rajonale, me ndihmën e Beogradit."- tha Berisha.
BERISHA: BASHKIMI KOMBETAR E VETMJA RRUGE KUNDER ALBANOFOBISE
Sipas Berishës bashkim i kombit shqiptar është e vetmja mënyrë që shqiptarët kudo që janë të gëzojnë lirinë dhe e vetmja rrugë kundër albanofobisë. “Ky akti dëshmon se ka vetëm një rrugë bashkimi i kombit shqiptar në mënyrë që shqiptarët të gëzojnë lirinë e fituar me gjak. Asnjë të drejtë nuk u është dhënë shqiptarëve qoftë dhe 10 vite më parë, pa sakrificat e tyre sublime. Cdo e drejtë e tyre është e njohur me gjakun e të rinjve. Urrejtja ndaj shqiptarëve është e akumuluar në shekuj dhe këto zhvillime tregojnë se është iluzion të mendosh se ata të cilët kanë ngritur male me urrejtje ndaj shqiptarëve do të mund të çlirohen ndaj saj. Është iluzion. Uroj që shqiptarët kudo ndodhen sot më shumë se kurrë të punojnë për bashkimin me njëri tjetrin, si rruga më e sigurtë e një zhvillimi të ndërtimit të të ardhmes por dhe çlirimit, të fqinjëve tanë nga fobitë shekullore të akumuluara ndaj shqiptarëve.”
Gjithashtu Berisha dënoi "ashpërsisht" të gjitha aktet e dhunimit të institucioneve apo varrezave, apo çfarëdo gjëje tjetër, trashëgimi e serbëve në Kosovë. "Unë i bëj thirrje qeverisë së Kosovës të marrë masat më të rrepta ndaj këtyre akteve, që nuk kanë asgjë të përbashkët me qëndrimin e popullatës së Kosovës dhe autoriteteve dhe ju them këtyre që kryejnë këto akte, këtyre individëve se, bëjnë një gabim fatal kur imitojnë falangat e terrorit të Beogradit. Nuk është ajo rruga. Rruga është bashkimi i kombit. Të punojmë çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, kombi shqiptarë të bashkohet, të bashkohet me Europën dhe fqinjët tanë të çlirohen nga urrejtja shekullore dhe fobia, që kanë akumuluar ndaj nesh."- tha Berisha.
Po sot paradite ministria e Jashtme thërriti ambasadorin shqiptar në Beograd për sqarime ndërkohë që Ministri i Shëndetësisë shtyu vizitën e parashikuar për këtë javë në Beograd. Ndërkohë që sot pasdite veprimi u dënua dhe nga presidenti Nishani.
Në mbledhjen e sotme të grupit PD Berisha foli dhe për demonstratën e 21 janarit 2011, duke e akuzuar Edi Ramën si fajtor që kërkonte të merrte pushtetin e dalë nga vota me dhunë
LEXONI Shkrimin: Grusht aventurieresh kunder shtetit
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LEXONI Shkrimin: Grusht aventurieresh kunder shtetit Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)