Presheva në protestë: Duam
të drejta si serbët e Veriut

Presheva në protestë: Duam <br />të drejta si serbët e Veriut
PRESHEVË - Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë protestuar sot kundër diskriminimit të vazhdueshëm shtetëror serb ndaj tyre.

Ata kanë protestuar për rikthimin e procesit ndaj të ashtuquajturit Grup i Gjilanit në Gjykatën serbe të Apelit, anashkalimi i shqiptarëve të Luginës në procesin e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, krijimi i të ashtuquajturave standarde të dyfishta për serbët dhe jo edhe për shqiptarët në Preshevë, Bujanocit e Medvegjës.

Por edhe një varg padrejtësish në fushën e arsimit, kulturës, përdorimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare, kanë motivuar shqiptarët që të protestojnë, njofton Preshevaneës.

Protesta nisi me një poezi kushtuar gjendjes së shqiptarëve në Luginë. Ndërsa protestuesit mbanin në duar parrulla si: “Na e ktheni lapidarin tonë” dhe “Kosovë, mos e harro Preshevën”. Ata kanë vendosur lule edhe në vendin ku ka qenë vendosur përmendorja e luftëtarëve të UÇPMB-së.

Organizatorët e protestës, përfaqësuesit e partive politike që tubojnë shqiptarët e Luginës, të cilët ngritën zërin ndaj padrejtësive që po përjeton kjo popullsi.

I pari i Kuvendit në Preshevë, Ramiz Latifi, lexoi para protestuesve kërkesën e miratuar në Kuvendin e Preshevës, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj të rinjve preshevarë, që po mbahen të arrestuar që nga dhjetori i vitit 2008.

Protesta e sotme, ndonëse nuk ishte masive, kaloi e qetë dhe nën vëzhgim të shtuar të forcave serbe të sigurisë.

Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD përsërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kombëtarja niset drejt Çekisë, Kumbulla: Objektivi jo vetëm Ukraina, por të gjitha fitore! Laçi: Ndeshje speciale për mua

Kombëtarja niset drejt Çekisë, Kumbulla: Objektivi jo vetëm Ukraina, por të gjitha fitore! Laçi: Ndeshje speciale për mua