TIRANE - Partia Civile ka protestuar mesditën e sotme para Ambasadës Serbe në Tiranë duke i kërkuar kësaj të fundit të largohet nga Shqipëria pas situatës së tensionuar të pak ditëve më parë në Pershevë ku u hoq lapidari i UÇPMB-së. Aktivistë të kësaj partie dënojnë ashpër aktin, pasi këto veprime sipas tyre krijojnë destabilitetin në rajon.

Kryetari i Partisë Civile Taulant Capa në fjalën e tij theksoi:

“I bëjmë thirrje autoriteteve të Beogradit të largohen nga trevat tona me diskrminimin sistematik dhe asgjesimin e tyre ndaj shqiptarëve autoktonas si dhe kërkojmë largiminin e kësaj ambasade nga Shqipëria ashtu siç ato hoqën me padrejtësi gjakun e derdhur të dëshmorëve tanë për liri. I bëjmë thirrje autoriteve shqiptare, që përvec reagimeve të fillojnë veprimet konkrete për këto çështje, për të cilat po diskriminohen të drejtat themelore të popullit shqiptarë ashtu siç ajo e ka në kushtetutë”.

Në mbështetje të kësaj protesta kanë qenë edhe ish-grevistët e urisë, ku Skënder Tufa është shoqëruar në komisariat.


(ad.ti/g.h/shqiptarja.com)