Presidenca e BE, ambasadori rumun në Tiranë: Do ndihmojmë Shqipërinë për çeljen e negociatave, realizoni reformat

FIER - Ambasadori rumun në Shqipëri, Mircea Perpelea, është shprehur nga Fieri se vendi i tij, që kryeson presidencën e radhës të BE, do vijojë të mbështesë dhe ndihmojë Shqipërinë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian. 

"Rumania do vazhdojë të mbajë të njëjtën pozicion si mike e Shqipërisë. Rumania është mbështetëse e madhe e dëshirës së Shqipërisë për t'u bashkuar në Bashkimin Europian. Shqipëria do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të Rumanisë por njëkohësisht ka thënë ai duhet të plotësojë edhe rekomandimet e Këshillit të Europës sic është detyra për Reformën në Drejtesi si dhe luftë ndaj korrupsionit", u shpreh ambasadori rumun në Tiranë, Perpelea.

Pak ditë më parë ishte ministri i jashtëm rumun, Teodor Melescanu, që i bëri thirrje Brukselit për nisur bisedimet e anëtarësimit të Shqipërisë (Lexo këtu). 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë