Kroacia mori drejtimin e Presidencës së BE-së për 6 muajt në vijim nga 1 janari deri në qershor. Kryeministri Andrej Plenkoviç u shpreh se ndër të tjera, Kroacia do t’i kushtojë një vëmendje të madhe çështjes së zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ne do të përpiqemi të vijojmë përpjekjet tona para samitit, të urojmë dhe zhbllokojmë atë që, për fat të keq, nuk u vendos në tetor të 2019-s në Këshillin Evropian. Ne do të përpiqemi të gjejmë mënyrën e duhur për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Mali i Zi dhe Serbia janë tashmë duke negociuar, Shqipëria dhe Maqedonia Veriore, të cilat duhet të fillojnë negociatat, së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, të cilat janë objektivat tanë në këtë moment.
Ekzistojnë katër shtylla themelore se si Kroacia e sheh kontributin e saj në aktivitetet e Unionit. Ne jemi në fillimin e një cikli të ri institucional, komisioni filloi punën e tij në 1 dhjetor, po ashtu edhe Presidenti i sapo zgjedhur i Këshillit. Ky kontekst i presidencës sonë është specifik. Prioritetet tona janë një Evropë në zhvillim, forcimi i ekonomisë, tregut të punës, konkurrencës. Ne do të përpiqemi të forcojmë dhe vazhdojmë politikën e kohezionit, e cila merr parasysh zhvillimin e barabartë të të gjithë anëtarëve të BE-së, veçanërisht ato më pak të zhvilluara” deklaroi ai. Në tetor të vitit që lamë pas liderët e BE-së vendosën që të shtyjnë hapjen e negociatave pas vetos së Francës.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.7%
-
Jo
20%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2899
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Akuza për korrupsion, arrestohet dhe shkarkohet ministri kroat i Shëndetësisë!
15 Nëntor, 20:32
-
Pse ka nevojë Europa për Shqipërinë? Shkrimtari austriak: Kryeministri Rama, interesant në politikën europiane! I vetmi kryetar shteti, artist
2 Nëntor, 10:12
-
Spahiu ironizon Ramën: Nëse BE na ka poshtëruar tre herë, Shqipëria ka poshtëruar 30 herë veten
15 Tetor, 21:37
-
Shqipëria hap grup-kapitullin e parë me BE, ambasadori Gonzato: Partitë ta konsiderojnë Integrimin prioritet kombëtar strategjik!
15 Tetor, 12:27
-
Samiti Ukrainë-Europa Juglindore, Rama mbërrin në Dubrovnik! Takim me liderët e rajonit dhe presidentin Zelensky
9 Tetor, 16:25
-
Kroaci/ Ministri Hasani vizitë zyrtare, pritet nga krerët e shtetit: Bashkëpunim në disa fusha
23 Prill, 15:24
-
Hasani në Kroaci, takim me kryeministrin: Mirënjohje për mbështetjen që i keni dhënë Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE
23 Prill, 07:44
-
Kroaci, partia konservatore në pushtet fiton shumicën në zgjedhje, por nuk mund të qeverisë e vetme
18 Prill, 08:21
-
Dyshime për korrupsion, shkarkohet ministri kroat i Ekonomisë dhe këshilltari i tij
13 Dhjetor 2023, 08:28
-
Rama në Kroaci! Firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve, përfitojnë mbi 3000 shqiptarë! Bashkëpunim edhe në fushën e mjekësisë
2 Tetor 2023, 14:49
Pardje Kroacia mori drejtimin dhe sot ky paska thënë kete gje? Si eshte e mundur? Me emrin e Shqiperise në mendje ka fjetur ky? Nuk ka pune të tjera për të bere Kroacia? Hahahahahahaha!
Përgjigju