Komisioneri për Zgjerimin e BE-së: Jam optimist për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së: Jam optimist për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Oliver Varhelyi

Viti 2020 është paralajmëruar në Bruksel si një vit "vendimtar" për fatin e Ballkanit Perëndimor. Komisioni Evropian ka parlajmëruar se në janar do të propozojë një metodologji të re për zgjerimin. Brukseli planifikon që deri në samitin e majit në Zagreb të hartojë një plan efikas për procesin e zgjerimit.

Nga ana tjetër, vendet si Franca dhe disa të tjera, hezitojnë të mbështesin pa rezerva këtë proces, për shkak të problemeve të brendshme politike.

Fillimi i këtij procesi "efikas" vjen në periudhën kur Britania e Madhe do të largohet (në fund të janarit) nga Bashkimi Evropian dhe kur shumë gjëra janë të panjohura. Ndërkohë që zgjedhjet po afrohen në Serbi, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e ndoshta edhe në disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ndaj mendohet se ndonjë afrim tepër i madh i BP me BE nuk është i mundur në këto kushte.

Mbështetja e procesit më të shpejtë?
"Qëllimi im është që vitin e ardhshëm dhe gjatë mandatit tim pesëvjeçar të përshpejtohet procesi i afrimit të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian dhe të forcohet perspektiva e anëtarësimit“, deklaroi në dhjetor për Deutsche Wellen, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Ai pohon se Komisioni Evropian do të mbështesë hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. "Me rëndësi është që vendimi pozitiv të merret shumë kohë para samitit të Zagrebit në maj", pohon Oliver Varhelyi.

"Së pari, fuqimishëm do të përshpejtojmë reformat në të gjitha vendet e rajonit. Këto reforma duhet të manifestohen në terren dhe të mundësojnë zhvillimin ekonomik dhe një jetë më të mirë për qytetarët, që mundëson edhe afrimin me BE", pohon komisioneri hungarez.

Së dyti, sipas tij, procesi duhet të jetë më objektiv, për të hequr shqetësimet e disa vendeve. Por duke mos ndryshuar rregullat e lojës.

Dhe pika e tretë e rëndësishme, sipas komisionerit hungarez, është mbështetja e zhvillimit ekonomik të këtij rajoni, nga fondet për investime. "Ambicia ime është që të nxisim zhvillimin ekonomik dhe që deri në fund të mandatit tim, të paktën një prej këtyre vendeve të mund të anëtarësohet në BE. Ndërsa të tjerat të shkojnë shumë larg në këtë proces të negociatave“, konstaton Oliver Varhelyi në deklaratën e tij për DW.

"Vitet vendimtare“
Përfaqësuesit e institucioneve evropiane kanë bërë të ditur se në pranverë mund të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me shpjegimin se "ky do të ishte korrigjim i gabimit historik“. Por Franca ende ka rezerva dhe pohon se procesi mund të hapet vetëm nëse më parë arrihet marrëveshje për reformën e procesit për anëtarësim.

Kjo temë duhet të trajtohet në samitin e BE në mars, por është pikëpyetje e madhe nëse të gjitha vendet anëtare të BE do ta mbështesin procesin për hapjen e negociatave me Tiranën dhe Shkupin. Nga ky vendim varet në masë të madhe edhe suksesi i samitit të Zagrebit, në maj të këtij viti. Në Zagreb pritet që vendet anëtare të BE dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të përcaktojnë kornizat e zhvillimeve dhe procesit të zgjerimit të BE në dhjetë vitet e ardhshme.

Por ata që përcjellin zhvillimet në Ballkan e dinë se perspektiva e këtij rajoni për anëtarësim është hapur që në vitin 2003 në Selanik. E ky premtim është realizuar vetëm në Kroaci, e cila është anëtarësuar në vitin 2013. Samiti i mbajtur në vitin 2018 në Sofje, është vlerësuar si "vendimtar", por ishte ky samiti ku presidenti francez Macron për herë të parë publikisht kërkoi që para zgjerimit të bëhet reforma e brendshme e BE.

Në strategjinë e publikuar në vitin 2018 thuhej se Serbia dhe Mali i Zi mund të anëtarësohen në BE deri në vitin 2025. Me kalimin e kohës po shtohen dyshimet se kjo do të realizohet.

Problemet më të mëdha në rajon

Nga vet rajoni i Ballkanit Perëndimor thonë se ndërkohë nuk dihet fare se në ç'drejtim duhet të shkojnë dhe sa do të zgjasë kjo rrugë. Mali i Zi dhe Serbia, të cilat konsiderohen si lidere në këtë proces, këtë vit do të përballen me zgjedhjet parlamentare. Jo të gjitha forcat politike në këto vende i mbështesin reformat. Në vitin 2019 Mali i Zi nuk e ka hapur kapitullin e fundi të mbetur në negociata, ndërsa Serbia ka hapur vetëm dy kapituj.

Të dyja këto vende kanë probleme të mëdha me sundimin e ligjit - që theksohet në të gjiha raportet e progresit. 

Komisioneri Oliver Varhelyi dhe shefi i ri i diploacisë evropiane Josep Borell kanë paralajmaruar se do të angazhohen fuqishëm për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Por qeveria në Kosovë ende nuk është krijuar, gjë që ka detyuar Borellin të anulojë vizitat e parashikuara në Prishtinë dhe Beograd.

Borrel pohon se përveç dialogut Beograd-Prishtinë, një nga prioritetet në punën e tij do të jetë edhe gjendja në Bosnjë-Hercegovinë. Brukseli ka kërkuar krijimin e Këshillit të Ministrave në Sarajevë, me shpejgimin se viti 2020, do të jetë shumë i rëndësishëm edhe për shkak të zgjedhjeve lokale në këtë vend.

Të gjitha këto procese duhet të zhvillohen në kohën kur Britania e Madhe do të largohet nga BE, e kjo me siguri që nuk do ta  thjeshtësojë procesin e afrimit të BP me BE.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’

Parkimet e gabuara rëndojnë trafikun në Tiranë! Specialisti: Problem makinat luksoze, ja zonat kritike! Eksperti: Rrisni gjobat për ‘të fortët’