Presidenca e Trump, Donald Lu
nuk do largohet nga Shqipëria
Pak para marrjes së detyrës së presidentit, “New York Times” raportoi se Donald Trump kishte lëshuar një urdhër që u kërkonte ambasadorëve të emëruar politikisht të linin postet e tyre menjëherë pas ditës së inaugurimit të tij si president.
Pak para marrjes së detyrës së presidentit, “New York Times” raportoi se Donald Trump kishte lëshuar një urdhër që u kërkonte ambasadorëve të emëruar politikisht të linin postet e tyre menjëherë pas ditës së inaugurimit të tij si president.
Kaq u desh, që në Tiranë, mediat pranë PD-së dhe sidomos ato të financuara personalisht nga Shkëlzen Berisha, të shpërthenin në “festë”.
Me tituj të madh, ato lajmëronin largimin e Donald Lu nga Tirana.
Gjë që nuk kishte asnjë mundësi të ndodhte, pasi Donald Lu nuk është i emëruar politik, por një diplomat karriere.
Kjo gjë është konfirmuar edhe nga agjencia
europeanwesternbalkans.com, e cila shkruan se asnjë ambasador amerikan në Ballkan, përfshi edhe Donald Lu, nuk do të largohet nga detyra para kohe.
Arsyeja është pikërisht fakti se ata janë diplomatë karriere.
Të gjithë ata janë konfirmuar nga Senati amerikan në fund të vitit 2014 dhe kanë marrë postet e tyre në fillim të vitit 2015.
Në raport me Ballkanin, politika amerikane duket se nuk do të ndryshojë, nisur edhe nga raporti i sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Matis, që konfirmoi se reduktimi i trupave amerikane në Kosovë mund të ndodhë vetëm nëse Forca e Sigurisë së Kosovës fiton të drejtën Kushtetuese për të mbrojtur integritetin territorial të vendit.
Ata që festonin për largimin e parakohshëm të Donald Lu, duket se kanë mbetur me “gisht në gojë”.
Siç mbetën edhe kur përhapën lajmin për largimin e paraardhësit të Lu, ambasadorit Arvizu, i cili, si për inat të tyre, qendroi edhe një vit më shumë se sa i takonte./lexo.al
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Shkurt, 08:43
Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?
-
Pozitive
40.5%
-
Negative
47.7%
-
I dyzuar
11.7%
Vota total: 6423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SPAK thirri vajzën e Berishës/ Juristi Kara: Karma po i kthehet mbrapsht! Argita 'non grata' e turpi i universitetit
9 Janar, 20:26
-
Argita Malltezi tha se iu referua mediave për akuzat ndaj gjyqtares Gjoka, Romeo Kara: Madam non grata, edhe unë atyre iu referova për trafikun e Shkëlzenit me Landin e Jasharit
9 Janar, 12:27
-
Debat në ‘Studio LIVE’, Demalia: Asnjë fajtor për Gërdecin! Kur do bëhet drejtësi, kur të vdesë Berisha? Merkoçi: SPAK s'merret me hetime anonime
27 Dhjetor 2024, 17:55
-
Adriatik Doçi: Deputetët e PD që kanë mbi 3 shtëpi me rrogë shteti, bie sfida e Berishës për Altin Dumanin
23 Dhjetor 2024, 09:32
-
Rrëfimi i Packouz për Gërdecin, Doçi në Report Tv: Shkëlzen Berisha pronar 'de facto' i biznesit vdekjeprurës, loboi për ta ngritur! Vdekja e dyshimtë e Trebickës
10 Dhjetor 2024, 18:11
-
Gërdeci/ Rrëfimi tronditës i Packouz për median amerikane: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve, si ‘hoqëm qafe' Trebickën nga biznesi! Vdekja e tij e dyshimtë! (VIDEO)
9 Dhjetor 2024, 21:03
-
Avokati Beqiri në Report Tv: SPAK do nisë Hetimet edhe për Argitën dhe Shkëlzen Berishën! 23 dosje për Metën ‘flenë’ në qeveri
15 Nëntor 2024, 19:53
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor 2024, 19:22
-
U përjashtua nga protesta e partisë së tij, Berisha: Greva e ngujime! Argita mungoi, Malltezi asnjë reagim në rrjete! Në terren vetëm Shkëlzeni
8 Tetor 2024, 17:35
-
VIDEO/ Shkëlzen Berisha në protestë, i rrethuar me një tufë truprojash
7 Tetor 2024, 19:38
-
‘Martinaj 100 mijë € për fushatë Gazit’? SPAK nis verifikimet për mesazhet që i mbërritën Bardhit, i këqyrin telefonin! Deputeti: Prokuroria më konfirmoi se janë false, shantazh
2 Tetor 2024, 13:41
-
Mero Baze: Dosja që zbulon një familje batakçinjsh
15 Shtator 2024, 22:47