'Shantazh në emër të një ambasade të huaj', Presidenca kërkesë Prokurorisë: Verifikoni numrin që shantazhoi Tedi Blushin

'Shantazh në emër të një ambasade të huaj', Presidenca kërkesë Prokurorisë: Verifikoni numrin që shantazhoi Tedi Blushin

Tedi Blushi

TIRANE- Presidenca i ka dërguar në kërkesë Prokurorisë që të verifikojë numrin që sipas saj i ka bërë presion zëdhënësit për Mediat të presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi. Sipas presidencës personi që ka telefonuar Tedi Blushin i ka kërkuar që të fshijë një status në rrjetet sociale të bërë për shkak të detyrës.  

Presidenti Ilir Meta u shpreh dje se zëdhënësi i tij është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj. Sipas tij shantazhi ka ardhur vetëm 30 minuta pas statusit të bërë nga Blushi në përgjigje të Ambasadës Amerikane duke i quajtur ndërkombëtarët grup të strukturuar diplomatik. Meta sulmoi edhe diplomatët e huaj në Shqipëri duke i bërë përgjegjës për këtë kërcënim.

"Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës." shkruante Meta një ditë më parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi Bilushi: 22/11/2019 13:46

    ...po ishte me 001 leje fare, se pastaj nga bilushi ma bejn bibilushi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla