Presidenti, ambasadori Dool:
S'e zgjodhët gjithëpërfshirës

Presidenti, ambasadori Dool:<br />S'e zgjodhët gjithëpërfshirës
KORCE- Një tjetër diplomat perëndimor shpreh zhgënjimin për mënyrën e procesit të zgjedhjes së presidentit të Republikës Bujar Nishani. Jo vetëm kaq kritikat shkojnë më tej duke i akuzuar se nuk zbatojnë afatet që vendosin vetë, dhe nga 12 standardet që duhet të plotësohen për marrjen e statusit të BE në tetor janë plotësuar vetëm një, ai i Avokatit të Popullit. Deklarata e ambasadorit u bënë sot paradite në Voskopojë.

S'U RESPEKTUA KUSHTETUTA PER PRESIDENTIN
Një ditë pas ambasadorit Arvizu, është ambasadori holandez Van Den Dool që deklaron se nuk u zgjodh një president gjithëpërfshirës, siç e kërkonte Kushtetuta. “Nuk kam asgjë me Presidentin e ri, e njoh dhe i uroj suksese, por jam i zhgënjyer nga mënyra e zgjedhjes. Kushtetuta juaj kërkon një President gjithëpërfshirës kjo duhej të ishte “- nënvizoi sot paradite nga Voskopoja ambasadori holandez Van den Dool, ku ishte i pranishëm në një takim me minoritetet.

REFORMA ZGJEDHORE, POLITIKANET I BEJNE E SHKELIN VETE AFATET
Lidhur me reformën zgjedhore ambasadori deklaron se politikanët janë vetë ato që vënë afate dhe i shkelin ato. “ Më vjen keq që politika shqiptare nuk arriti të gjejë një consensus. Tashmë afatet janë shkurtuar. Politika vetë i vë afatet, vetë i shkel ato. Shpresoj që afati të respektohet nga politikanët pasi deri më tani kjo nuk është respektuar

Për numërimin elektronik, Ambasadori tregoi se nuk do të thotë që nëse aplikohet ky numërim do të kemi zgjedhje të lira. Ai solli shembullin e Holandës e cila kishte aplikuar këtë numërim vetëm një herë. “Nëse politika dhe populli kërkon zgjedhja të lira e demokratike mund të arrihet në cfarëdo lloj mënyrë. Ne në Holandë e kemi praktikuar vetëm një herë dhe tani i jemi rikthyer numërimit me një letër dhe laps të kuq. E rëndësishme është fryma e bashkëpunimit”- deklaroi ambasadori.

BE: NGA 12 KRITERE VETEM 1 U PLOTESUA
Për statusin e vendit kandidat, ambasadori holandez deklaroi se nga 12 kriteret vetëm 1 është zbatuar. “BE përcaktoi 12 kriteret por deri tani politika zgjodhi vetëm atë të Avokatit të Popullit ndërkohë që 11 nuk janë plotësuar.Ambasadori kërkoi bashkëpunim për të plotësuar të gjitha kriteter për të marrë statusin e vendit kandidat”

Dje Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, kritikoi ashpër procesin e zgjedhjes së presidentit Bujar Nishani. I pranishëm sot në mëngjes në emisionin “Wake up” të Top Channel, Ambasadori deklaron se zgjedhja e presidentit ishte një proces kushtetues por u humb shansi i konsensusit. Ambasadori shkon më tej duke thënë se presidenti u zgjodh vetëm nga tre persona, Kryeministri Sali Berisha, kreu i LSI-se Ilir Meta dhe Kreu i PS-se Edi Rama dhe pranon se SHBA është zhgënjyer nga një proces i tillë. Gjatë emisionit Arvizu i cili ndjen se ka gjak shqiptari shton se: Ambasada do monitorojë procesin e verifikimit të firmave që po bën KQZ.

(di/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Financial Times: Sulm me 'Storm Shadow' në Kursk, u vranë disa ushtarë koreanoveriorë

Financial Times: Sulm me 'Storm Shadow' në Kursk, u vranë disa ushtarë koreanoveriorë