Presidenti, Astrit Patozi:
Kemi 73 vota

Presidenti, Astrit Patozi:<br />Kemi 73 vota
Partia Demokratike garanton se ka më shumë se 73 vota për të zgjedhur kreun e ri të shtetit. Në këtë mënyrë nënkryetari i selisë blu dhe kreu i deputetëve demokratë Astrit Patozi shfaqi siguri maksimale se mazhoranca është solide për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, madje dhe besimin se vota e deputetëve të pavarur në Kuvend do shkojnë në favor të kandidatit demokrat. "Në rast se zoti Rama thotë se ka shkuar te shtëpia e Ilir Metës me kokën ulur dhe i thotë për progresin e Shqipërisë dhe integrimin e vendit, atëherë unë i bie të kem 73 vota, pa përfshirë votën e Gazmend Oketës por dhe votën e Kastriot Islamit, po e quajmë deputet të pavarur", ka qënë deklarata e Patozit, duke shprehur garanci për zgjedhjen e kreut të shtetit nga mazhoranca. Pikërisht nisur nga kjo Patozi hodhi poshtë akuzat e Ramës se demokratët po tentojnë blerje deputetësh nga socialistët. Patozi tha se "Rama mbetet politikan pa moral dhe që kur ka hyrë në politikë karakteristikë kryesore e tij është të jetë një pazarxhi. Këtë e tregoi edhe duke hyrë në shtëpinë e Ilir Metës si hallexhi". Duke nënvizuar faktin se kreu socialist në dy raste është tërhequr nga lëvizjet e tij. "Dy probleme ka pasur Edi Rama, Gërdecin dhe Bllokun e Ilir Metës. Të dyja i hodhi poshtë. Mori Ardian Vishën e tha që ky do jetë nënkryetar i KLD, shkoi dhe tek shtëpia e Ilir Metës dhe trokiti. Datën e zgjedhjes së Presidentit ne e kemi ditur që në vitin 2009, e dinim që në zgjedhje se kur dhe nuk ishte nevoja për të peshkuar deputetë një javë përpara. Do ta kishim bërë më parë këtë gjë", tha Patozi. I cili ka nënvizuar se kreu socialist, pavarësisht se nuk ka ndodhur asgjë e kësaj natyre, ka në kokë idenë e fitores në tavolinë, pa vota. "Nuk ka ndodhur asgjë. Është zoti Rama ai që e ka në kokë idenë e trafikut, të përmbysjes së raporteve në Parlament etj. Sepse zoti Rama nuk krijon dot frymë, nuk fiton dot zgjedhje dhe këtu është problemi", tha numri dy i PD. Sa për deklaratën e Ramës se një president me 71 vota nuk përfaqëson unitetin e Popullit, Patozi tha se kjo nuk ka lidhje me realitetitn. "Presidenti në detyrë Bamir Topi u zgjodh me 85 vota, që i binte të kishte një konsensus më të gjërë se sa e kërkon Kushtetuta. Në lidhje me akuzat, nuk kanë rëndësi, ai kishte 85 vota. Tani që po del nga Presidenca ai ka një votë", nënvizoi Patozi. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD këmbënguli se Presidenti i Republikës është një figurë që kur shkon në postin e kreut më të lartë të shtetit presupozon mbylljen karrierës së tij politike. I pyetur nëse do të votojë LSI një kandidaturë të PD, Patozi tha se "aleati i tyre do t'i qëndrojë marrëveshjes së 2009". Bllokimin e dy reformave zgjedhore e parlamentare në dy pikat e fundit, Patozi e konsideroi të qëllimshme, pasi Rama kërkon President e fitore të zgjedhjeve në tavolinë. "Edi Rama për secilën reformë po mban nga dy pika si një lloj qarku, celësin e të cilit ai e ka vetë. Zoti Rama nuk mund t'i marrë zgjedhjet në tavolinë dhe nuk mund të gjejë një President, edhe sikur të ndodhë e pandodhshmja dhe të jetë i majtë, që t'i garantojë fitoren. Nuk ia garanton askujt fitoren Presidenti. S'mund të gjente president më të mirë se Bamir Topin dhe prap ai s'ia garantoi fitoren. Topi ishte me të më 2009, votoi për atë më 8 maj ku u provua vota, dhe sërish nuk i mjaftoi që ti jepte fitoren", ka deklaruar nënkryetari demokrat. Patozi tha se Rama kërkon të marrë indirekt shumicën në KQZ duke ruajtur numrin prej 3 anetarësh të së majtës në komision e duke i krijuar mundësi që kreu i KQZ të propozohet nga Avokati i Popullit, duke i dhënë atij anëtarin e katërt. "PS s'mund të thotë që konsensusi apo rruga e integrimit të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian kalon nga Igli Totozani. Nuk mund ta thotë këtë gjë", është shprehur kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi

Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi